• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndahet nga jeta imzot Lucjan Avgustini

by Java News
22/05/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ndarë nga jeta mesditën e kësaj të diele imzot Lucjan Avgustini, një prej ipeshkve të Dioqezës së Sapës, pas një beteje të gjatë disamujore me një sëmundje të pashërueshme.

Avgustini ishte zgjedhur në vitin 2012 edhe nënkryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndërkohë që mbahet mend së fundi edhe për gjestin e jashtëzakonshëm, duke qenë njëri prej klerikëve shqiptarë që marshuan në Paris pas sulmeve terroriste në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”.

Lucjan Avgustini u lind më 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin klasik në Suboticë, më pas ndoqi Fakultetin Teologjik në Zagreb, ku edhe është diplomuar në Teologji Morale.DSC_8736

Më 15 gusht të vitit 1989 shugurohet meshtar në Zym të Hasit, nga imzot Nikë Prela. Më 10 shtator 1989 emërohet ndihmës për botime liturgjike në gjuhën shqipe dhe ushtron detyrën e sekretarit të imzot Nikë Prelës. Në fillim të marsit 1991 vjen për herë të parë në Shqipëri, si i dërguar i ipeshkvit të Kosovës, imzot Nikë Prela.

Merr pjesë në hapjen e shtëpisë së parë të murgeshave të Nënë Terezës në Tiranë dhe pastaj në hapjen e Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 1992 emërohet drejtor i “Caritas”-it të Kosovës, institucion ky i sapoformuar në atë kohë. Në prill të vitit 1993 emërohet famullitar në Ferizaj.

Në vitin 1994, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Kishës në Shqipëri, ofrohet vullnetarisht për mbarështimin e shërbesës baritore në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Si fillim ka ushtruar detyrën e ndihmës famullitarit në Katedralen e Shkodrës, ndërsa nga korriku i vitit 1995 emërohet famullitar i saj. Në vitin 1997, më 24 maj, emërohet prej Atit të Shenjtë, Gjon Pali i II-të, Kapelan i tij duke i dhënë titullin Monsinjor. Në vitin 1998, nga Arqipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra emërohet në detyrën e Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Dioqeze.
Marche_Charlie_Hebdo_Paris_02

Në dhjetor të vitit 2006 emërohet Ipeshkv i Dioqezës së Sapës. Më 6 janar të vitit 2007 shugurohet ipeshkv në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës. Gjatë viteve 2009-2012 ushtroi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Në vitin 2012 zgjidhet nënkryetar i Konferencës, detyrë të cilën vazhdonte ta kryente deri më sot. Në brendësi të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ushtronte edhe detyrën e kryetarit të Komisionit për Ekumenizëm, të Komisionit për Kulturën dhe atij për Katekezë. TCH/ a.k

Next Post

Nëna e Sokol Olldashit: Kam marrë shumë pikëpyetje nga njerëzit dhe kam vetë shumë të tilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In