Është ndarë nga jeta aktori i njohur nga Durrësi, Josif Koçi. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shprehin edhe ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatrit Aleksandër Moisiu, Durrës, Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.”, shkruhet në faqen zyrtare të institucionit ku aktori Josif Koçi për dekada me radhë dha kontributin e tij.
Josif Koçi u nda parakohe nga jeta, në moshën 65-vjeçare. /e.s/