• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nazime Visha punësohet si kuzhiniere në burg

by Java News
11/03/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës zbardh arsyetimin e vendimit që i uli 3 muaj nga dënimi i mbetur Nazime Vishës, 22-vjeçares të dënuar me 10 vjet burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, shkruan Panorama.

Vendimi i gjykatës është bazuar në raportin e vlerësimit të sjelljes në qeli të të dënuarës për vrasjen e Fiqiri Muçës, në vitin 2012, nga i cili pretendoi se ishte abuzuar për katër vjet me radhë. Përveç sjelljes së mirë në qeli dhe pendesës për krimin, raporti përmend edhe faktin se vajza që kreu një krim në moshën 18-vjeçare është punësuar brenda ambienteve të burgut.

Ajo figuron të jetë pjesë e organikës së punës në mensën e burgut “Ali Demi”, ku po kryen dënimin. Gjykata pranoi kërkesën e Nazime Vsihës për ulje dënimi më 25 shkurt. Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit nga ana e 22-vjeçares, asaj i kanë mbetur edhe 3 vjet e 6 muaj heqje lirie.

RAPORTI

“Sipas vlerësimit të sjelljes së të dënuarës, bërë nga Drejtoria e IEVP ‘Ali Demi’, nr.325, Tiranë, rezulton se e dënuara ka ardhur në këtë burg më datë 16.12.2013. Gjatë kohës së qëndrimit në burg e dënuara ka shfaqur sjellje pozitive dhe është përshtatur mirë me jetesën në institucion. Zhvillon një komunikim të mirë me personelin e institucionit, duke respektuar të gjitha normat e etikës. Ka manifestuar sjellje të mirë dhe korrekte me bashkëvuajtëset, duke zhvilluar një komunikim normal.

Nuk ka tentuar më parë të largohet pa leje apo nuk është larguar nga vendi i qëndrimit të saj të detyruar. Nuk ka mbajtur ose shpërndarë sende të cilat mund të përdoren për të dëmtuar jetën. Nuk ka kryer aktivitete të tjera që bien në kundërshtim me Rregulloren e përgjithshme të burgjeve, si dhe rregulloren e brendshme të IEVP.

E dënuara Nazime Visha merr pjesë rregullisht në aktivitetet rehabilituese të zhvilluara në IEVP ‘Ali Demi’. E dënuara është pjesë e organikës së punës në mensën e institucionit. Merr pjesë në këshillimet individuale dhe bisedat në grup, merr pjesë në të gjitha veprimtaritë e zhvilluara në institucion.

Merr pjesë në aktivitetet fetare, ka marrëdhënie shumë të mira me familjarët, takime të rregullta me ta dhe ka përfituar edhe leje shpërblyese. Shprehet e penduar për veprën penale të kryer. Gjatë vuajtjes së dënimit nuk ka paraqitur rrezikshmëri”, citohej raporti vlerësues në vendimin e gjykatës.

Panorama

Next Post

Depresioni dhe ankthi, si t'i qëndroni larg këtyre sëmundjeve moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In