Keylor Navas mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit në Spanjë te Real Madrid.
Skuadra angleze, Arsenal është duke shikuar nga afër portierin e Real Madridit, Keylor Navas, i cili shihet si zëvendësues i portierit veteran, Petr Cech.
Sipas Don Balon, portieri i Kosta Rikës nuk është i lumtur në Real, pasi ata në vazhdimësi janë në kërkim të një portieri.
Dëshira e presidentit Perez është portieri fantastik i Manchester Unitedit, David de Gea, përgatiti ”Express”. (b.an)










