Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si deklaratë të ditës atë që NATO e tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë nevojë për leje për të shkuar në veri të vendit.
Madje, NATO tha se KFOR-i është në Kosovë për të ndihmuar në rast se ka nevojë. “Deklarata më inkurajuese e ditës, ajo e NATO-s si përgjigje ndaj kërcënimit për luftë të Nikolicit:
‘Forcat e ROSU nuk kanë nevojë për lejen tonë për të shkuar në Veri. Po qe nevoja, jemi të gatshëm të intervenojmë në mbështetje të tyre’.
Përballë agresionit të Serbisë e Rusisë, mbështetja e NATO-s është e pazëvendësueshme. Bashkë me këtë, është koha e fundit për të bërë ushtrinë tonë”, ka thënë Abdixhiku, citohet Koha. (b.an)