• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“NATO po dërgon armë të vjetra në Ukrainë”/ Rusia: Ne do t’i shkatërrojmë ato hekurishte

by
20/04/2022 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të jetë i ashpër dhe deri më tani asnjë prej palëve nuk është tërhequr.

Teksa duket se Rusia është pak e çrregullt në sulmet e saj Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u zotuan të shtojnë furnizimet me armë për Ukrainën, pas ashpërsimit të ofensivës ruse në rajonin lindor të Donbasit. 7 avionë me armë amerikane pritet të nisen drejt Europës gjatë orëve në vazhdim, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.

Ato janë pjesë e paketës prej 800 milionë dollarësh që administrata Biden autorizoi javën e kaluar, e ku përfshihen armë të artilerisë së rëndë, helikopterë dhe automjete të blinduara. Por, Moska paralajmëroi se forcat e armatosura ruse do të shkatërrojnë të gjitha ato që i cilëson armë të vjetëruara të Perëndimit në Ukrainë.

Dmitry Polyansky, zv/ambasadori i Rusisë në OKB, shprehet: “Shtetet e Europës Lindore në NATO duken të kënaqura. Nuk duhet të mendojnë më se si të heqin qafe armët e vjetëruara të epokës sovjetike. Edhe pse premtojnë t’i japin Ukrainës pajisje të reja të nivelit të NATO-s, dërgojnë atje ekzemplarë që nuk arrijnë as të qëllojnë apo lëvizin, duke e ditur se forcat ruse do t’i  shkatërrojnë hekurishtet”.

Sakaq, Kievi shprehu zhgënjim të thellë për deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Sholc se kapacitetet e eksportit të forcave të armatosura janë ezauruar. Mes luftimeve të ethshme në terren dhe përplasjeve të vazhdueshme me Perëndimin në frontin diplomatik, Moska e kthen vëmendjen nga bisedimet e paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se i kishte dorëzuar Ukrainës një draft-dokument të formuluar qartë mbi negociatat dhe se topi është tani në anën e Kievit: “Kontaktet vijojnë në nivelin e lartë brenda kornizës së procesit të negociatave. Dua të kujtoj atë që tha presidenti, se fatkeqësisht, pala ukrainase nuk është konsistente lidhur me pikat ku ka pasur dakordësi. Ndryshon vazhdimisht qëndrim dhe prandaj procesi i negociatave le për të dëshiruar”.

Procesin e negociatave e komentoi edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila tha për televizionin Rusia 24 se nuk i besojnë më negociatorëve ukrainas.

/b.h

Next Post
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

Ftesa e habitshme e Vasilit për "pronarin" e partisë: Për Ilir Metën, dera e LSI është e hapur katër kanat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In