• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO përgjigje të prerë Kosovës: Nuk duhet të krijoni ushtri pa ndryshuar Kushtetutën

by Java News
13/03/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërrimi i misionit të FSK-së pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese nuk do t’i kontribuojë paqes dhe situatës së sigurisë në rajon, e cila ka shënuar progres viteve të fundit përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i NATO-s për gazetën “Zëri”, duke folur rreth propozimit të presidentit Thaçi që FSK-ja të shndërrohet në ushtri pa ndërruar Kushtetutën.

Sipas po këtij zyrtari, NATO-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj FSK-së, mirëpo nëse propozimi i presidentit Thaçi do të vazhdojë përpara, atëherë ata do ta rishikojnë nivelin e përkushtimit të tyre.

E në Kosovë ish-ushtarakët, tani deputetë në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë se për të mirën e Republikës çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së të jetë në bashkëveprim me partnerët strategjikë.

Ndërkohë, presidenti Thaçi, si nismëtar i këtij procesi, nuk ka lëshuar pe nga iniciativa e tij. Ai dje ka falënderuar të gjitha komunitetet e tjera joserbe për përkrahjen rreth Ligjit për FSK-në.

“Deputetët dhe përfaqësuesit të komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe malazez, të gjithë mbështetin Ligjin për FSK-në. Faleminderit!”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Twitter”.

NATO: Nëse vazhdohet, rishikojmë pozicionin tonë
“Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa javën e kaluar dhe u ka bërë të qartë që aleatët e NATO-s janë seriozisht të shqetësuar për këtë iniciativë”, kështu ka thënë zyrtari i lartë i NATO-s, duke rikonfirmuar edhe një herë shqetësimin që Aleanca Veriatlantike ka për formimin e ushtrisë së Kosovës pa ndryshimet kushtetuese.

Sipas këtij zyrtari, FSK-ja është një histori suksesi e NATO-s në Ballkan dhe duhet të mbetet një burim i stabilitetit në rajon.

“Në vitet e kaluara NATO-ja ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si forcë profesionale dhe multietnike. Forca e Sigurisë së Kosovës është një histori suksesi për përpjekjet e NATO-s në ngritjen e kapaciteteve në Ballkan. Autoritetet kosovare kanë çdo interes në ndërtimin e tyre në bazë të asaj që tashmë është arritur dhe për të siguruar se Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet një burim i stabilitetit rajonal”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Megjithatë, sipas tij, ndryshimi i mandatit të FSK-së do të dëmtonte progresin e arritur në rajon përmes dialogut Beograd – Prishtinë.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kritik për paqen dhe sigurinë në rajon. Ne kemi parë progres në normalizimin e situatës së sigurisë në vitet e fundit. Një ndryshim eventual në mandatin e FSK-së pa ndryshimet kushtetuese do të ishte i dëmshëm për progresin e arritur”, ka thënë ai.

Megjithë këtë përmes këtij zyrtari, NATO-ja ia ka bërë të qartë edhe një herë FSK-së që nëse dëshiron të ketë bashkëpunim të mëtutjeshëm me NATO-n, atëherë mandati i saj nuk duhet të ndryshojë në këtë mënyrë.

“Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje për institucionet lokale në Kosovë në akord me Kushtetutën e tyre. Autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se ata dëshirojnë që FSK-ja të vazhdojë të punojë me ne. Sidoqoftë, nëse mandati i FSK-së evoluon në mënyrën se si është propozuar, NATO-ja do të duhet që ta rishikojë nivelin e saj të përkushtimit, në veçanti në termet e ndërtimit të kapaciteteve”, ka thënë zyrtari i lartë i NATO-s.

Mirëpo, ai ka treguar se në fund të fundit i mbetet Këshillit të Aleancës Veriatlantike që të marrë një vendim unanim politik rreth kësaj çështjeje dhe mënyrës së bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Ai ka shtuar se pavarësisht iniciativës, nuk është ende vonë që NATO-ja dhe FSK-ja të vazhdojnë të punojnë në mënyrë pragmatike.

Zyrtari i NATO-s ndërkohë ka thënë se propozimet e fundit nga autoritetet kosovare për ta transformuar FSK-në në një forcë të armatosur pa ndryshimet kushtetuese do të ishte e padobishme edhe për normalizimin e situatës së sigurisë në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Është me rëndësi që të mos lejohet asnjë tension ta pengojë procesin e normalizimit të situatës së sigurisë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Propozimet e fundit nga autoritetet kosovare për ta transformuar FSK-në në një forcë të armatosur pa ndryshimet kushtetuese nuk do t’i ndihmonin këtij procesi dhe do të ishin të padobishme”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Krejt në fund ai ka vlerësuar se është me rëndësi që t’i vazhdojnë përkushtimet të cilat çojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që njerëzit e të gjithë rajonit të kenë të ardhme më të mirë.

“Sekretari gjeneral mbetet në kontakt të afërt me homologët e tij në Bashkimin Evropian rreth kësaj çështjeje. Propozimet e fundit nga autoritetet kosovare për të transformuar FSK-në në një forcë të armatosur pa ndryshimet kushtetuese do të ishin të padobishme”, ka përfunduar ai.

ma.me
Next Post
Dita e fundit e ministrave që ikin dhe e para e atyre që vijnë…

Dita e fundit e ministrave që ikin dhe e para e atyre që vijnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In