NATO nis stërvitjen e madhe ushtarake pranë kufirit me Rusinë.
Stërvitja ushtarake “Përgjigjja e ftohtë” nisi të hënën në Norvegji në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë ngritur ndjeshëm pas sulmi në Ukrainë.
Në të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa nga 25 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut si dhe 200 avionë dhe 50 luftanije.
Sipas ekspertëve, kjo stërvitje mund të acarojë presidentin Vladimir Putin.
Ajo ishte parashikuar të mbahej më herët, para zhvillimeve në Ukrainë, por momenti në të cilin ndodhet bota ka rritur rëndësinë e saj.
/a.r