NATO-ja vëzhgon nga afër dhe me shqetësim përshkallëzimin e ri të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi shërbimet sekrete ruse kanë akuzuar Kievin se ka përgatitur atentate në Krime, njoftoi një përgjegjës i Aleancës.
“Ne e ndjekim nga afër dhe me shqetësim situatën”, thekson ky përgjegjës i NATO-s duke shprehur besim tek Kievi që është është i vendosur të rikthejë integritetin territorial vetëm me mjete diplomatike dhe politike.
“NATO-ja është gjithashtu thellësisht e shqetësuar nga rritjet e fundit të dhunës në lindje të Ukrainës dhe shkeljeve të armëpushimit, kryesisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia”, tha ky përgjegjës duke i bërë thirrje të dyja palëve të rikthehen në tavolinën e negociatave.