• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO/ Marshim trupash amerikane në Lindje kundër kërcënimit rus

by Java News
07/01/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA-ja ka nisur të bëjnë një zhvendosje trupash në skajin lindor të NATO-s. Gjeneralmajori i ushtrisë gjermane, Bundeswehr, Josef Blotz e quan “një operacion të madh logjistik”. Tri anije të marinës së SHBA-së ngarkojnë ndërkohë në Bremerhaven ngarkesën e tyre: armë dhe pajisje të brigadës tankiste të divizionit të katërt të këmbësorisë të SHBA. Gjithsej 900 makina me mallra, të cilat do të krijonin bashkë një varg prej 14 kilometrash do të kalojnë ditët e ardhshme nëpër Gjermaninë e Veriut dhe pastaj më tej në Poloni, dhe veç tyre edhe shumë autokolona me kamionë.

Operacioni “Atlantic Resolve” është një shenjë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për Evropën për stabilizimin e paqes, tha në Bremerhaven Timothy McGuire, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura tokësore të SHBA në Evropë. Vitin e kaluar SHBA bëri të ditur se do të dërgojë një brigadë të përhershme luftarake shtesë në Evropë. Presidenti Barack Obama do t’u japë siguri para së gjithash Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, se në pikëpamje ushtarake SHBA janë pranë tyre. Këto shtete ndihen të kërcënuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Amerikanët janë pjesë e një strategjie të gjerë të NATO-s. Që prej këtij viti, aleanca do të stacionojë katër brigada luftarake multinacionale, secila me rreth njëmijë ushtarë në Poloni dhe në tri shtetet baltike. Kjo bazohet në një vendim të takimit të nivelit të lartë të NATO-s të gushtit të vitit të kaluar. Në përforcimin e pranisë së NATO-s në Lindje bën pjesë edhe stacionimi i një batalioni gjerman me deri 500 ushtarë në Lituani, në veri të të ashtuquajturit Boshllëk i Suvalkit. Ky korridor i ngushtë tokësor prej rreth 65 kilometrash në vijë ajrore konsiderohet si thembra e Akilit e NATO-s në rastin e një mbrojtjeje të mundshme të shteteve baltike.

Vringëllim shpatash apo sigurim defensiv i paqes?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti para pak ditësh operacionin “të matur dhe defensiv” dhe tha se ai siguron paqen: “Ne ndodhemi në një situatë, në të cilën pala ruse po armatoset intensivisht dhe duket se ka vullnetin që të përdorë dhunë kundër fqinjit të saj Ukrainë.” Bëhet fjalë për një “prani ushtarake, multinacionale të kufizuar, e cila do të tregojë se ne rrimë të bashkuar dhe e mbrojmë njëri-tjetrin”.

NATO Manöver im Baltikum (AFP/Getty Images/I. Znotins)

Stoltenbergu nuk do t’ia dijë fare as për një distancim të ardhshëm të SHBA nën Trumpin, nga aleatët evropianë: Trumpi i ka thënë atij “se ndihet i lidhur me NATO-n dhe me aleancën transatlantike. Veç kësaj, Kongresi në SHBA sapo vendosi një katërfishim të buxhetit për praninë e SHBA në Evropë. Prandaj jam optimist se SHBA do t’u përmbahen detyrimeve të tyre”, tha Stoltenberg.

Shtetet Baltike në rast rreziku nuk mbahen dot

Një fjali vendimtare e Stoltenbergut megjithatë duhet t’i ketë zemëruar shtetet lindore të NATO-s. Në lidhje me një kërcënim të supozuar rus, Stoltenbergu tha: “Nga Rusia nuk buron ndonjë rrezik direkt për njërin nga partnerët e Aleancës.” Njëkohësisht ai tha për praninë e NATO-s se “bëhet fjalë për disa mijëra ushtarë në krahasim me dhjetëra mijëra ushtarët rusë.”

Pikërisht në këto raporte forcash e shohin strategët problemin. Sepse po të dojë Rusia, në sajë të epërsisë së saj të madhe ushtarake në rajon ajo mund t’i marrë pa mundim të paktën tri vendet baltike. Në këtë përfundim arrijnë politikanë perëndimorë të mbrojtjes. Në një analizë të qendrës kërkimore amerikane RAND, për të cilën bashkëpunuan edhe ish-Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark dhe ish- Komandanti i NATO-s, Egon Ramms, thuhet se Rusia mund ta pushtojë lehtë lidhjen tokësore midis Polonisë dhe Shteteve Baltike, Boshllëkun Suvalki. Këmbësoria e NATO-s “nuk do të ishte në gjendje as të tërhiqej. Ajo do të shkatërrohej në vend.” Do të mbetej vetëm përpjekja e rimarrjes së vendeve baltike. Por kjo do të përfundojë “në katastrofë”, thuhet në studim. Për vendet baltike këto nuk janë rezultate qetësuese.

DW

Next Post
FOTO/ Reshjet e dëborës, ngrin Rruga e Kombit, bora bllokon disa zona në vend

FOTO/ Sokol Dervishi, një ministër ndryshe nga ç'jemi mësuar të shohim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

January 7, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

“Gaz Bardhi produkt i qeverisë teknike”, gazetari kundër kërkesës së Berishës: Do pushtet në tavolinë

January 7, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Deputetët janë memecë”, Shehi paralajmëron ndryshime rrënjësore në politikë

January 7, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Qukës-Qafë Plloçë sabotazh i qeverisë 2009”/ Meçe: SPAK të hetojë. Berisha u vendos në shërbimit të interesave greke…

January 7, 2026
Ngjarje tronditëse, 43-vjecari shqiptar tenton të djegë gruan, e lyen me benzinë/ E shpëton djali i tyre i mitur

Ngjarje tronditëse, 43-vjecari shqiptar tenton të djegë gruan, e lyen me benzinë/ E shpëton djali i tyre i mitur

January 7, 2026
“Kush është i rregullt do paguajë më pak”, detaje nga sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor

“Kush është i rregullt do paguajë më pak”, detaje nga sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor

January 7, 2026
“Ja arsyet e ‘bezdisjes’ së Ramës nga protesta jonë“, Lapaj: Po kthehemi në një vatër rezistence

“Ja arsyet e ‘bezdisjes’ së Ramës nga protesta jonë“, Lapaj: Po kthehemi në një vatër rezistence

January 7, 2026
“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

January 7, 2026
Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

January 7, 2026
Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In