NATO-ja nuk kërkon konfrontim me Rusinë dhe nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë, ka thënë për BBC-në, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Planet për të dërguar 4,000 trupa shtesë në Evropën Lindore, kanë për qëllim të parandalojnë e të mos provokojnë një tjetër konflikt, tha ai.
Pavarësisht tensioneve të tanishme, aleanca ushtarake nuk e sheh Rusinë si një kërcënim, shtoi Stoltenberg.
Theksojmë se Marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë janë në pikën më të tensionuar që prej Luftës së Ftohtë.SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të gadishullit ukrainas, Krimesë, në vitin 2014.
Lufta në Siri ka qenë gjithashtu një pikë e nxehtë për tensione, ku fuqitë kryesore perëndimore akuzojnë Rusinë për krime lufte për shkak të bombardimet në zonat ku ka civilë, citohet Koha. (b.an)