Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s ftuan sot Malin e Zi të bëhet shteti anëtar i 29-të duke vijuar zgjerimin e Aleancës së Atlantikut Verior në Ballkan, gjë që Moska e kundërshton.
“Ky vendim historik për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi u mor me unanimetet nga 28 krerët e diplomacisë së vendeve të NATO-s gjatë një takimi në Bruksel”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.









