NATO po dyfishon praninë në detin Baltik, dhe me mbështetjen e avionëve ushtarakë, do të monitorojë infrastrukturën kritike të aleancës nga sabotazhe të mundshme. Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.
Ministrat e Mbrojtjes së aleancës ushtarake janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi mënyrat se si t’i sigurojnë shtetit në luftë më shumë sisteme ajrore për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën kritike nga sulmet pa dallim të Moskës.
Takimi i ministrave të NATO vjen dy ditë pasi Rusia lëshoi një breshëri raketash rreth Ukrainës duke vrarë të paktën 19 civilë.
Presidenti Zelenski e vuri theksin tek suksesi i Kievit në interceptimin e raketave duke thënë se më shumë se gjysma e tyre ishin rrëzuar. Ky sukses sipas shefit të NATO, thekson nevojën për të furnizuar Kievin me më shumë sisteme mbrojtëse.
/a.r