• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO dhe xhaxhai qё nervozon

by Max Hoffmann
13/07/2018 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sjellja e presidentit tё SHBA-sё nё samitin e NATO-s dёmton tё gjithё, nё radhё tё parё atё vet, botёn e jashtme, vendin e tij dhe po ashtu arritjen e qёllimeve tё tij, mendon Max Hofmann.

Nga Max Hofmann

Shumё e kanё pёrjetuar njё gjё tё tillё: njё xhaxha qё nervozon kur shfaqet nё çdo takim familjar dhe rrёfen gjatё gjithё ditёs tё njёjtёn marrёzi. Ai si pjesëtar i familjes duhet tё jetё i pranishёm nё kёto takime e askush nuk e merr mё seriozisht atё. Por tё tillё xhaxhallarё nuk kanё nё dorё komandёn jo vetёm ndaj arsenalit mё tё madh tё armёve bёrthamore, por edhe tё ushtrisё mё tё fuqishme nё botё. Ndaj ndёr shtetet e NATO-s nuk mund tё jetё kaq e thjeshtё.

E megjithatё Donald Trump tashmё ka arritur nё atё tё pikё sa tё duket ndёr partnerёt e NATO-s ngjashёm si xhaxhai qё nervozon. Si mund ta marrё atё p.sh. Gjermania seriozisht, kur ai nё mёngjes prishgjakrat lidhur me blerjen e gazit nё Rusi, pasdite pretendon, se tё dyja vendet kanё “marrёdhёnie shumё, shumё tё mira” dhe natёn shkruan njё Tweet me nota negative, pёr ta lёvduar mё pas Gjermaninё nё konferencёn pёrmbyllёse. Kёsaj i thonё si tё japёsh kulaçin e kёrbaçin.

Gjithmonё i njёjti avaz

Veç kёsaj presidenti i SHBA-sё pothuajse gjithmonё i bie fyellit me njё vrimё. Ao ndonёse zbulon aspekte tё reja, kur ёshtё fjala pёr NATO-n, gjithmonё i mёshon parasё. Aleatёt e tjerё duhet tё paguajnё si duhet, pёrndryshe…E çfarё pёrndryshe? Kёtё ai nuk dёshiron ta thotё, por rubla, sorry, dollari duhet tё rrjedhё. Edhe pse tё gjithё kanё nisur qysh mё 2014, pra pёrpara se ai tё bёhej president, t’i shtojnё nё mёnyrё tё dukshme shpenzimet pёr mbrojtjen. Verbёrisht Trumpi vazhdon me tё njёjtin avaz. Kryeministra si Angela Merkel nuk u mbetet tjetёr veçse, tё sinjalizojnё: Ne e kemi kuptuar kёtё tani (e  jemi duke bёrё diçka).

Tё mos harrojmё kёtu edhe tё pavёrtetat, qё tregon ai pёr aktet e shpikura heroike tё SHBA-sё: Kontributi financiar i SHBA-sё nё NATO pёrbёn 90%. 90 pёrqind tё çfarё? Tё buxhetit tё NATO-s? Nё tё kuota e SHBA-sё ёshtё pak mё shumё se 20% dhe edhe nё rastin mё tё mirё nuk ka asnjё kategori brenda kёtij buxheti, ku SHBA-ja tё mbulojё e vetme 90 pёrqind. E kush do ta dёgjojё mё kёtё Uncle Sam nё njё sfond tё tillё? E saktё; askush. E pikёrisht kjo ka filluar tё ndodhё tani nё NATO.

Trumpit po i del boja. Nisur nga mesazhet e pёrsёritura tё tij partnerёt e tjerё tё NATO-s shumё shpejt nuk do ta dёgjojnё mё atё. Sipas motos: Ne do tё bёjmё çfarё tё mundemi, nёse kjo nuk mjafton, atёherё largohu. Kjo do tё thoshte fundi i aleancёs, por Kanadaja dhe Europianёt nuk do tё lejojnё tё vihen pafundёisht nёn presion prej Trumpit. Kёsisoj presionit tё presidentit tё SHBA-sё do t’i humbiste efekti.

Edhe brenda vendit me sa po duket nuk po gjen mё mbёshtetje kёrcёnimi i Donald Trump, se SHBA-ja mund tё veprojё e mёvetsishme. Sepse edhe ndёr zgjedhёsit kryesor tё tij vende si Gjermania dhe Britania e Madhe konsiderohen si aleatёt mё tё ngushtё. Vёnia e NATO-s nё pikёpyetje do t’i largonte prej tij shumё nga kёta zgjedhёs. Ndaj Trump asnjёherё nuk flet pёr kuptimin ushtarak tё aleancёs, por vetёm pёr anёn e biznesit. Nё kёtё fushё ai beson, qёndron dhe forca e tij. Dhe ankimi pёr “mos korrektesё” lё gjurmё tek zgjedhёsit e tij.

Faturёn do ta paguajё SHBA

Presidenti i SHBA ka vetёm njё armё nё arsenalin e tij: deklarata tё bujshme. Kjo mesa duket ka ndihmuar, qё partnerёt e NATO-s tё vihen nё lёvizje duke i dhёnё njё pёrshpejtim rritjes sё investimeve nё ushtri. Por pёr tё ardhmen kjo nuk ёshtё fare e pёrshtatshme. Kjo shkatёrron pikёrisht atё qё ai ndoshta synonte tё inicionte. Partnerёt e aleancёs nuk do ta harrojnё kёtё. Nёse pas disa vitesh ata do tё jenё tё pavarur nga pikёpamja ushtarake ata do tё kujtohen pёr kёtё. Atёhere SHBA-ja (ndoshta pёrsёri pa kёtё president) do tё ndjejё pasojat e reputacionit tё humbur prej Trumpit.

Edhe nёse amerikanёt e brohorasin presidentin nё turin e tij shkatёrrimtar: Nuk mund tё jetё nё interesin e vendit, ajo qё bёri Trumpi nё samitin e NATO-s nё Bruksel. Shumica e qytetarёve nё SHBA do ta regjistrojnё, qё mё sё voni tani askush nuk i beson mё presidentit tё tyre. Dikur nё njё tё ardhme tё afёrt askush nuk do ta dёgjojё mё atё. Njёsoj si me xhaxhain qё nervozon nё festat familjare./DW/

a.ç

Next Post
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

Punimet për hapjen e rrugës Matogjin-Bashaj, Vengu: Banorët të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të zhbllokojnë akset

January 11, 2026
Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

Protestat në Iran dhe sulmet në Siri, Papa Leone bën thirrje për dialog dhe paqe në Lindjen e Mesme

January 11, 2026
25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

January 11, 2026
Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

Ngricat krijojnë kaos në Rrugën e Arbrit, paralizohet për gati dy orë qarkullimi i makinave

January 11, 2026
Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

Shqipëria nën pushtetin e ujit/ Rama ndan pamjet nga Darëzeza: Hidrovorët kanë qenë në punë pa ndërprerje

January 11, 2026
Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Europa e mbërthyer nga acari e stuhitë, shënohen 13 viktima nga moti i keq

January 11, 2026
Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

Pasojat nga moti i keq, shtyhet rinisja e procesit mësimor në zonat e përmbytura në Kosovë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In