• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

NATO dhe SHBA konsultohen me Poloninë pasi raketa ruse hyri në hapësirën e saj ajrore

by Java News
30/12/2023 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bisedoi me presidentin e Polonisë të premten për shenjat se një raketë ruse u fut në hapësirën ajrore polake më 29 Dhjetor, gjatë një sulmi të madh me raketa dhe dronë që Moska e kreu në Ukrainë.

Stoltenberg tha se e konsultoi presidentin Andrzej Duda për “incidentin raketor” dhe shkroi në rrjetin social X se “NATO-ja është duke e vëzhguar gjendjen dhe do të mbajë kontakt derisa të zbardhen faktet”.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë të premten se një objekt i panjohur ishte futur në hapësirën ajrore polake nga drejtimi i Ukrainës dhe pastaj ishte zhdukur nga radari.

“Çdo gjë tregon se një raketë ruse u fut në hapësirën ajrore të Polonisë. Ne e vëzhguam atë në radar dhe pastaj ajo u zhduk nga radari. Kjo është e konfirmuar nga radarët dhe nga aleatët tanë në NATO”, tha komandanti i Forcave të Armatosura të Polonisë, gjenerali Wieslaw Kukula.

Forcat e Mbrojtjes së Polonisë thanë se objekti u fut 40 kilometra brenda hapësirës ajrore polake dhe u largua pas më pak se tre minutave.

Kukula tha se janë duke u ndërmarr hapa për t’i vërtetuar gjetjet dhe për ta eliminuar mundësinë e një gabimi teknik.

Polonia e thirri në takim të ngarkuarin e Rusisë me detyrë në Varshavë dhe i kërkoi shpjegim. Agjencia e lajmeve e Rusisë, RIA Novosti, e citoi të ngarkuarin rus me punë në Varshavë të ketë thënë se Polonia nuk dha dëshmi për shkelje kufitare.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, bisedoi me telefon me shefin e zyrës për Siguri Kombëtare të Polonisë, Jacek Siewiera, për t’ia shprehur “solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Poloninë, derisa ajo po merret me raportimet për futjen e një rakete në hapësirën ajrore polake përkohësisht”, tha Shtëpia e Bardhë.

Sullivan u zotua për ndihmë teknike dhe e siguroi Siewieran se presidenti amerikan, Joe Biden, është duke e përcjell me vëmendje këtë incident. Nuk është e qartë se ku u zhduk objekti nga radari, apo në cilin drejtim ishte duke shkuar. Trupat polake u mobilizuan për ta gjetur atë.

Ukraina e ka cilësuar sulmin raketor rus si më të madhin deri tani në luftën pushtuese që Moska e nisi në shkurt 2022. Cak i sulmeve ishin kryeqyteti Kiev, si dhe qytetet e mëdha si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi dhe Lvini. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 160 të tjerë u plagosën./REL

Next Post
David Gross, fitues i Çmimit Nobel: Konkurencat politike ndërkombëtare kanë ndikim jopozitiv

David Gross, fitues i Çmimit Nobel: Konkurencat politike ndërkombëtare kanë ndikim jopozitiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In