• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Natën ngrenë dolli për fundin e Berishës, ditën i servilosen”. Basha komenton ndryshimin e karriges në Kuvend

by A R
03/09/2024 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, në seancën hapëse të sesionit të ri parlamentar, Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij i kishin ndryshuar vendet ku do të duhet të ulen në Parlament.

Ashtu siç u pa në nisje të seancën plenare, Gazment Bardhi dhe Lulzim Bashën nuk do t’i shohim më përkrah njëri tjetrit në sallën e Kuvendit. Vendin e ish-kreut të Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit e ka zënë rishtazi deputeti Bledion Nallbati, ndërsa në rreshtin e Gazment Bardhit është pozicionuar edhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, raporton A2.

Për ripërcaktimin e ulëseve në sallë, PD i ka dërguar edhe një shkresë Kuvendit, ku kërkohet konfirmimi i pozicioneve të reja.

Ajo çka bie në sy është pozicionimi në rreshtin numër 7 dhe të fundit i grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën. Përkrah tij do të jenë Enkelejd Alibeaj, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari, shkruan A2. Në këtë rresht do të ulet në vijim edhe ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka nisur një iniciativë të re politike.

“Për fat të keq këtu ka rënë niveli”, tha Basha në një konferencë për mediat, i pyetur lidhur me këtë vendim. “Ky nuk është debat politik, por debat për karrige. Kjo është edhe arsyeja e divorcit. Ne betejën e nisëm për ndryshim, jo për karrige. Vazhdon sindroma e karrigeve. Do të përforcohet edhe më shumë. Sepse ajo që sot quhet PD është e ndarë në dy grupe, Sali Berisha me ata që i shkojë nga pas për të mbrojtur familjen e vet, ndërsa grupi tjetër e kanë nisur për karrige dhe për karrige po vazhdojnë. Natën pasi vërshon uiski, ngrenë dolli për fundin politik dhe biologjik të Sali Berishës, dhe në mendjen e tyre e shohin veten në radhë për suksesion dhe ditën bëjnë gjeste servilizmi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges”.

/a.r

Next Post
Stuhia në Tiranë, për herë të parë anulohet protesta poshtë ballkonit të Berishës

Sali Baba majë kullës dhe 40 kandidatët që zihen poshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In