• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Natën e përgjakshme të 27 prillit? Ali Ahmeti: Teori konspirative. Selën e shpëtova unë!

by Java News
07/07/2020 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 ndërsa shpalosi idenë për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, iu rikthye edhe ngjarjeve të së shkuarës.

Duke u kthyer tek nata e përgjakshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, Ahmeti hodhi poshtë akuzat se ai kishte dijeni për sulmin e huliganëve ndaj deputetëve shqiptarë, nga të cilët u dhunua rëndë Ziadin Sela. Ahmeti u shpreh se ai vetë e ka shpëtuar, pasi ishte në komunikim me persona të Sigurimit të Shtetit.

“Nuk duhet të merremi me teori konspirative dhe informacione të rrejshme apo të përpunuara për qëllime të caktuara. Nuk ka qënë fshehtësi, unë kam marrë pjesë në takime me LSDM, ka qënë Talat Xhaferri, Ziadin Sela, kryeministri i qeverisë teknike Spasovski. Të gjithë situatën dhe vështirësitë i dinimin, unë dhe Talati ishim më të zëshmit se duhej kujdes se mund të ndodhë një situatë si në Mal të Zi, sigurisht ndikimet nga jashtë të Moskës diheshin. Kur është marrë vendim për mbajtjen e seancës, unë kam shkuar për në seancë, por nga zyra më thanë është më mirë të mos jesh.

Ziadini i keqpërdor ngjarjet e dhimbshme se unë kam qënë ai që kam organizuar atentat ndaj tij. Nuk është mirë që ne jemi familjarë, i kam thirrë në shtëpi. Jemi familjarë dhe duhet të mos lëmë gjurmë të këqija për familjet tona, për fëmijët tanë. Nuk kam qënë në zinxhirin komandues të minsitrisë së Brendshme, por kam qënë gjithë kohën në komunikim me njerëzit e sigurimit. Kanë shkuar ata e kanë marrë e kanë nxjerrë nga kuvendi Ziadinin se ju kam thënë unë ku ndodhej. Gabimi është i Ziadinit se ai u tërhoq nga grupi, aty i zunë pre, iku nga grupi që ishin bashkë”,- sqaroi Ahmeti.

Me 27 prill 2017, shumicës parlamentare i humbi durimi 5 mujor nga mos konstituimi i Kuvendit dhe vendosi ta shpall Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.

Pas votimit, lajmi arriti shumë shpejt tek protestuesit të cilët nga Qeveria me vrap arritën para Kuvendit. Ndonëse kishte forca të shumta policore, protestuesit kaluan rrethojat. Ndërkohë në Kuvend ishin futur dhjetëra persona me maska, të cilët prisnin ardhjen e turmës së protestuesve brenda. Do të ishte e pamundur futja e turmës, në rast se portat e Kuvendit nuk do të hapeshin nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Dyert u hapën, protestuesit pushtuan Kuvendin.

Shumë shpejtë u orientuan drejt sallës së konferencave për shtyp ku shumica parlamentare po mbante konferencë për media. Me gjësende të forta, ulëse, shtiza flamuri dhe kabllo deputetët e shumicës parlamentare u sulmuan dhunshëm nga protestuesit. Më së keqi e pësoi lideri i ASH-së, Ziadin Sela i cili u rrah brutalisht nga dhjetëra persona, ndërsa u la i shtrirë me bindjen se kishte vdekur. Sulmuesit e tij u dënuan me 82 vite burg për tentim vrasje.

28 nëntor 2017 me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe me pëlqimin e gjykatësit hetues nën akuzën “cenim terrorist të rendit kushtetues” u arrestuan 33 persona, në mesin e tyre edhe deputetët që hapën dyert e Kuvendit. Kuvendi i hoqi imunitetin 5 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjykata u shqiptoi masa paraburgimi dhe arresti shtëpiak. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Shumica prej tyre, falë garancisë së ofruar masën e paraburgimit e shndërruan në arrest shtëpiak. Gjykimet u përcollën me protesta nga ana e opozitës.

Kur të gjithë prisnin zbardhjen e plotë të 27 prillit, kryeministri Zoran Zaev në ditën kur propozoi ndryshimet kushtetuese në Kuvend, propozoi pajtimin kombëtar duke filluar nga 27 prilli. Me qëllim sigurimin e 2/3 të votave për ndryshimet Kushtetuese, Zaev nisi negociatat me 8 deputet të VMRO-DPMNE-së, të akuzuar për 27 prillin dhe nga PSP-ja. Më 19 tetor Kuvendi miratoi nevojën e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje më Marrëveshjes së Prepsës. Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnaudov, Zekir Ramçilloviq, Emilija Aleksandrova, Elizabeta Kançeska Mileska, Vlladanka Aviroviq dhe Nolla Ismajllova votuan nismën për ndryshime. Opozita menjëherë mori vendim që t’i përjashtoj nga partia dhe koalicioni. 8 deputetët kushtëzuan ndryshimet kushtetuese me amnistinë ndaj tyre apo familjarëve të tyre.

15 dhjetor 2018 Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit me të cilin u përfshinë 15 persona, në mesin e tyre deputetët që hapën dyert e Kuvendit dhe organizatorët e protestës.

Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari Nikolla Mitrevski-Ninxha dha dëshmi e cila zgjeroi hetimin për 27 prillit. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, mbi bazën e dëshmive të siguruara nga leximi i mesazheve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, zgjeroi dyshimet për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në të cilën u përfshin edhe ish kreu i kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe dy ish ministrat e tij Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski. Mbi dëshminë e Ninxhas, dyshimet u ngritën edhe për dy agjentët e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe ish drejtorit Vlladimir Atanasovski. Ninxha madje akuzoi se në shtabin e VMRO-DPMNE-së më 27 prill ndodhej edhe shefi i kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov, Boris Josifovski i cili sipas tij ka pritur në çdo moment që kreu i shtetit të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Pas kësaj dëshmie, Ivanov doli dhe përgënjeshtroi qëndrimet e Ninxhas, duke akuzuar DSK-në për orkestrim dhe akuza të pabaza. Më 15 mars Gjykata Penale shpalli vendim dhunën në Kuvend.

16 persona u dënuan me 211 vite burg për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues”, në mesin e tyre Çavkov, Goran Gjoshevski por edhe Abdylfeta Alimi i cili me 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela. Nga akuza u lirua Igor Durllovski i cili gjatë protestave kishte kënduar himnin kombëtar maqedonas. Procesi aktualisht ndodhet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së vendimit nga palët mbrojtëse. Ndërkohë, akoma mbetet enigmë nëse presidenti Gjorge Ivanov para ikjes nga pozita e kreut të shtetit, do t’i amnistojë të dënuarit për dhunën në Kuvend. Ngjarjet e 27 prillit mbahen mend si ngjarjet më të dhunshme në historinë e vendit brenda një institucioni siç është Kuvendi, duke dëshmuar mos funksionimin e institucionit dhe vënien e tyre në shërbim të interesave grupore politike.

 

 

Next Post
Skënder Brataj: Maskat janë domosdoshmëri, kujdes nga përqafimi dhe puthja për virusin

Skënder Brataj: Maskat janë domosdoshmëri, kujdes nga përqafimi dhe puthja për virusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In