• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nata e Këlnit, amerikania që shpëtoi falë refugjatëve sirianë

by A R
17/01/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua amerikane ka treguar se si ka shpëtuar nga sulmet seksuale natën e Vitit të Ri në Këln.

Caitlin Duncan është një studente nga Seattle dhe është shprehur për New York Times që natën e Vitit të Ri ishte ndarë aksidentalisht nga i dashuri i saj në sheshin e mbushur me njerëz jashtë katedrales së famshme të qytetit, transmeton Klan Kosova. Ajo tregoi se si një burrë ia kishte vjedhur asaj kapelën e më pas një tjetër e ka kapur nga prapa, kurse një burrë i tretë ishte munduar ta puthte në qafë e në fytyrë. Por 27 vjeçarja arriti që të ikte dhe të shkonte në polici mirëpo ata ishin të zënë duke u përpjekur për ta pastruar sheshin dhe e shtynë atë prapë në mes të turmes, ku një grup njerëzish filluan ta tërheqin prej flokësh. Ajo tregon se ishin disa refugjatë sirianë që i ofruan asaj ndihmë. Sipas saj ata formuan një kordon mbrojtës dhe i ofruan telefonin që ta telefononte të dashurin e saj. Çifti arriti të ribashkohej në një stacion hekurudhor, dhe Duncan tregon se në atë moment kishte filluar të qajë nga lehtësimi kur pa të dashurin. Në mesin e grupit sirian ishte edhe Hesham Ahmad Mohammad, një 32 vjeçar që ushtronte profesionin e mësuesit në një shkollë fillore në Aleppo dhe po festonte Vitin e Ri në Këln së bashku me miqtë e tij sirian që së fundmi kishin mbërritur në Gjermani.

Ai është shprehur për New York Times, se ishte i frikësuar se bashkëvendasit e tij do të kryenin ndonjë sulm ndaj Duncan, pasi që sipas tij ata “kishin humbur mendjen” nga pija dhe droga.

“Ne çdo ditë dëgjojmë lajme për refugjatët se si ata janë njerëz të këqinj dhe si duhet të kthehen në shtëpitë e tyre”. “Kur e dëgjoj këtë gjë në lajme, pikëllohem. Kjo sepse ne të gjithë e dimë se në mes të refugjatëve ka djem e njerëz të këqinj, por askush nuk flet për njerëzit e mirë”, u shpreh Mohammad. Duncan është shprehur se si ajo dhe Mohammad janë miq tani dhe flasin rregullisht. Policia janë shprehur se rreth një mijë burra të dehur shumica nga Arabia dhe Afrika Veriore, janë përgjegjës për qindra ngacimeme seksuale që ndodhën në Këln, kështu duke shkaktuar protesta të shumta në gjithë vendin kundër refugjatëve.

Next Post

Ardit Gjebrea revoltohet: #unenukjamCharlie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In