• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata e Bardhë, këngëtarja italiane Giusy Ferreri: E lumtur që këndoj në Tiranë (dhe disa detaje pë jetën e saj)

by Java News
29/11/2016 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel ka intervistuar këngëtaren italiane Giusy Ferreri, e cila ka interpretuar edhe më parë në Tiranë. Këngëtarja italiane thotë se ka zgjedhur për sot (e martë) këngët e saj më të mira.

TCH: Është hera e dytë që vini në Tiranë
Giusy Ferreri: Jam shumë e kënaqur që rikthehem në Tiranë. Jam gjendur shumë, shumë mirë në 2009-ën. Ishte pikërisht koha kur prezantoja këngën “Novembre” dhe të rikthehesh është një emocion shumë i bukur, të ndjesh këtë afeksion, ngrohtësi dhe mikpritje.

TCH: …dhe vjen në nëntor
Giusy Ferreri: E.. sigurisht. Pikërisht në nëntor.

TCH: E dinit që publiku shqiptar i këndon këngët tuaja?
Giusy Ferreri: Jam shumë e lumtur për këtë. Mbaj mend që kur isha në vitin 2009 ishte surprizë për mua të shihja publikun të këndonte këngët e mia në italisht. Ishte një emocion i madh.

TCH: Çfarë do të këndoni për ne sonte në mbrëmje?
Giusy Ferreri: Do të këndoj sukseset e mia, këngët që më kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit e që praktikisht bëjnë pjesë në 5 albumet e mia.

TCH: Kënga e parë që ju publikuat në vitin 2005 nuk pati shumë sukses apo jo?
Giusy Ferreri: Po. Është e vërtetë. Ishte një këngë e shkruar prej meje me një mesazh paqeje, dashurie dhe vëllazërie, që e ndiej shumë aktual edhe sot. Në atë kohë u paraqita në shumë shtëpi diskografike, pasi doja të ecja para në muzikë, por ishte shumë e vështirë. Le të themi që fati ishte me mua, pasi në Itali u zhvillua “X Factor”, ku unë mora pjesë dhe u zgjidh edhe situata ime. Isha me fat.

TCH: Prekët pastaj majat e klasifikimeve me “Non ti scordar mai di me”. Çfarë ndien teksa renditesh në krye?
Giusy Ferreri: Ndihem e ngazëllyer, sepse është një përgjigje pozitive nga ana e publikut, nga ata që këndojnë me ty dhe e duan që bashkë me ty të transmetojnë mesazhe përmes muzikës. Kjo është gjëja më e bukur që mund të ndodhë, pasi arrin të depërtosh tek shumë njerëz.

TCH: Para se të bëheshit këngëtare, keni punuar si shitëse…
Giusy Ferreri: Po, për 10 vite, gjatë të cilave gjithnjë kam tentuar të hyj në botën e muzikës. Kam punuar “part-time” si kasiere në një supermarket. Padyshim që ishte një eksperiencë që më ka dhënë shumë. Sot kuptoj edhe më shumë vlerën e asaj që bëj. Ndonjëherë është shumë e vështirë, pasi duhet të udhëtosh shumë dhe jo gjithnjë je në formë, por në fund kupton se ke qenë me shumë fat. Të gjithë profesionet kërkojnë sakrificë, por të rrish në fund të bësh atë që ke dëshiruar gjithnjë, duhet ta konsiderosh veten me fat.

TCH: Duhet besuar tek ëndrrat?
Giusy Ferreri: Duhet të besojmë shumë tek ëndrrat.

TCH: Ju bëni edhe bamirësi…
Giusy Ferreri: Po, absolutisht, sepse është e rëndësishme të dish që je e bekuar. Është një mundësi për t’u afruar edhe më shumë me njerëzit dhe padyshim që rastet e bamirësisë shërbejnë për të dhënë mesazhe. Është një mënyrë për të treguar mirënjohje ndaj dhuratës që të është bërë.

TCH: Projektet e ardhshme?
Giusy Ferreri: Po punoj për një album të ri. Sapo kam përfunduar turin dhe brenda dy javësh do të nisim të punojmë mbi albumin e ri që në muajt e parë të vitit, të jetë gati albumi i ri, aq shume i dëshiruar.

TCH: Paçi fat!
Giusy Ferreri: Faleminderit!

Next Post
Kandidati presidencial francez: Kolonializmi nuk ishte pushtim, por përhapje e kulturës

Kandidati presidencial francez: Kolonializmi nuk ishte pushtim, por përhapje e kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In