Samir Nasri është shumë pranë skuadrës Besiktas.
Mesfushori francez, Samir Nasri do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, pasi nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Presidenti i Besiktasit, Fikret Orman ka udhëtuar drejt Anglisë, ku pritet të finalizojë marrëveshjen për Nasrin, shkruan Turkish-football.com.
Kujtojmë se për Nasrin interesim ka shprehur edhe skuadra e Milanit, citohet “Express”. (b.an)