Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.
Laboratori Jet Propulsion ka publikuar më 7 dhjetor audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë.
Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit mund të dëgjohen edhe nga veshët e njeriut.
“Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë. Në një kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse do të uleshit në sondën InSight në Mars”, u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.
Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 nëntor. /a.r