• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

NASA paralajmëron: Niveli i detit po rritet më shpejt, priten tragjedi!

by
28/08/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i detit po rritet shumë më shpejt nga ç’ndodhte 50 vite më parë, dhe kjo do të vijë duke u përkeqësuar, paralajmëron NASA, sipas raportimit te Huffingtonpost.

Në rang ndërkombëtar niveli i detit u rrit me një mesatare prej afro 8 cm që prej vitit 1912, si pasojë e ngrohjes së ujërave dhe shkrirjes së akujve, bëri thirrje një panel i shkencëtarëve të NASA-s.

Në 2013-ën, një panel i Kombeve të Bashkuara parashikoi se niveli i detit do të rritej nga 0,3 në 0,9 metra deri në fund të këtij shekulli. Kërkimet e reja tregojnë se niveli i rritjes së detit me shumë gjasa do të jetë ndër më të lartët e shënuar ndonjëherë, thotë gjeo-fizikanti i Universitetit të Kolorados, Steve Nerem.

“Niveli i detit po por rritet me shumë shpejtësi krahasuar me 50 vite më parë dhe kjo në të ardhmen do të vijë duke u përkeqësuar”, thotë Nerem.

Ndryshimet megjithatë nuk janë uniforme dhe disa zona tregojnë rritje të madhe prej 25 centimetrash ndërsa rajone të tjera, si ato të Brigjeve Perëndimore të SHBA-së shohin një rënje, sipas analizave të të dhënave satelitore të 23 viteve të fundit. Shkenctarët besojnë se cikli natyror i oqeanit është  aktualisht duke patur një rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit në Oqeanin Paqësor, krahasuar me nivelin e 20 viteve më parë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se planeti jo vetëm po ndryshon, por është ndryshuar një pjesë e madhe tashme”, tha në një konferencë për shtyp shkencetari i NASA-s Tom Wanger.

FILE - This Sept. 21, 2009 photo shows people on motorbikes wading through floodwaters caused by heavy rainfall in Ho Chi Minh City, Vietnam. Sea levels rising because of global warming, along with increased storminess as the climate changes, will expose tens of millions of people in the world's port cities to coastal flooding, says a report by the Organization for Economic Cooperation and Development. (AP Photo/Le Quang Nhat) ** zu unserem KORR APD5619 **

Ai bëri thirrje për matjen e impakteve të çdo kompanie që emëton gazra dhe ka ndikim në natyrë për një periudhë 100 vjeçare, duke parashikuar kështu të gjitha rreziqet e mundshme. Wanger shpjegon se kjo pasqyrohet dhe në ndryshimet e mëdha klimatike që ndodhin kudo në botë, me ndryshimet brenda stinëve duke kujtuar se “më shumë se 150 milion njerëz, shumica në Azi, jetojnë 1 metër nën ujë”.

Kjo duhet të jetë një paralajmëruese për impaktin e ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave, ku sqarohet se ngritja e nivelit të detit vjen si pasojë e kryesisht tre faktorëve: 1/3 është si pasojë e zgjerimit të ujërave të ngrohta në oqeane, 1/3 për shkak të humbjes së akujve nga akullnajat në pole dhe pjesa e mbetur është si pasojë e shkrirjes së akujve në majat e maleve.

Next Post

Kur femrat lakuriq përdoren si “pjata frutash” (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com