Nard Ndoka “kërcënon” Bashën: Do bëhem unë kryeministër, po mora më shumë vota

Me batutë, Ndoka u shpreh se edhe nëse merr më shumë vota se Lulzim Basha do të ishte i gatshëm që të merrte postin e kryeministrit.

“Unë jap kontribut edhe pa qenë fare në listë. Ne kemi kryeministrin Rama që duhet të largohet sa më parë, renditja jonë nuk ka rëndësi.

Basha ka treguar një lloj përgjegjshëmrie për vendin. Lënia e mandateve ka qenë më i duhuri. Nuk pati asnjë lloj pasoje. Ne përfaqësojmë qytetarët tanë.

Ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, opozita ka funksionuar si institucion.

Unë kam një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut. Kjo është dëshira ime më e madhe.

Unë nuk e refuzoj asnjë post politik. Edhe nëse marr më shumë vota se Lulzim Basha unë do bëhem kryeministër” , tha Ndoka.

Dhe kreu demokristian nuk ben fjale qe PD te marre vota me shume se PD, por me kete Kod Zgjedhor ku listat jane te hapura, nese ai si kandidat merr vota me shume se kandidati Lulzim Basha, atehere do te pretendoje te marre drejtimin e qeverise!

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com