Nard Ndoka ka marrë përsipër në Komisionin e Ligjeve të bëjë një skanim të marrëdhënies tripalëshe mes PS-PD-LSI. Ai e ka trajtuar kështu situatën:
“Z. Berisha tha në parlament se kjo mazhorancë është një martesë e prishur.
Unë jam munduar të shkoj më përtej se pse u prish kjo martesë.
Çifti qeverisës ishte në krizë. PD hyri mes tyre dhe u prishi lumturinë.
Palët qeverisëse ishin xhelozë. Madje njëra që qe më xheloze shkoi e gjeti edhe hotelin ku ishte bërë akti i tradhtisë.
Tani jemi në situatën kur çifti është penduar e kanë falur njëri-tjetrin.
Në këtë mes ka dalë PD si një zonjë e përdalë”, tha Ndoka.
Kjo ‘panoramë martesore’ e tij ka shkaktuar të qeshura në Komision./ Shqiptarja.com