Napoli ka marrë një fitore fantastike në transfertë kundër Lecces me rezultatin 1-4. Djemtë e Carlo Ancelottit fituan me lehtësi në këtë transfertë duke vendosur gjithçka shumë shpejt. Spanjolli Fernando Llorente duket se është përshtatur shumë shpejt me ekipin dhe është kthyer menjëherë në protagonist me një dygolësh.
Ai hapi ndeshjen në minutën e 28′ duke u gjendur në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Insigne dyfishoi me penallti për të mbyllur pjesën e parë 0-2. Në pjesën e dytë shënoi Ruiz për 0-3, vendasit ngushtuan me penallti, ndërsa Llorente gjeti golin e tij të dytë dhe vulosi rezultatin për 1-4. Asnjë minutë për Elseid Hysajn në këtë sfidë. p;
Roma ka fituar në frymën e fundit takimin ndaj Bolognas me rezultatin 1-2. Kryeqytetasit shënuan të parët me anë të Kolarovit në minutën e 49′ me anë të një goli fantastik nga një goditje dënimi. Verdhekuqtë nuk arritën të administronin rezultatin, pasi u barazuan me penallti nga Sansone vetëm 6 minuta më pas.
Në minutat e fundit të lojës, kryeqytetasit mbetën me 10 futbollistë, pasi Mancini u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim. Dzeko çoi peshë tifozerinë me golin e tij të vonë që i dha 3 pikë ekipit të tij. Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 15:00, Sampdoria ka mposhtur Torinon me rezultatin 1-0.