Napoli ka arritur të ndalë kryesuesen e kampionatit italian, Fiorentinën, pas 5 fitoreve rradhazi të kësaj të fundit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutat e para të pjesë së dytë, Insigne shënoi golin e parë për Napolin.
Barazimi erdhi nga Kaliniç në minutën e 73, por ka qenë Higuain ai i cili i ka rikthyer epërsinë skuadrës së Napolit vetëm dy minuta pas barazimit të Fiorentinës.
Vlen të përmendet dhe perfomanca e lojatir shqiptar Hysaj, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Hysaj mbetet tashmë një zgjedhje e parë e tranjerit të Napolit, Sarri, i cili ndodhet përherë në formacion të parë.
Ndërkohë Lazio i Berishës i cili këtë ndeshje ndodhej në stol ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Sassuolos. Berardi me anë të një penalltie si dhe Missiroli në minutën e 60 kanë çuar drejt fitores Sassuolon. Golin për Lazion e shënoi Anderson.
Verona dhe Udinese përfundoi në rezultatin e barabartë 1-1 ndeërsa Frosinone mundi Sampdorian me rezultatin 2- 0, e cila prej 3 ndeshjesh nuk ka mundur të gjejë fitoren.
Pritet që në darkë Interi dhe Juventusi të falin emocionet e paharruara të Derbit të Italisë, në orën 20: 45. Nëse Inter arrin të fitojë, do të ngjitet në vend të parë.