• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Napoli, brezi i ri i kriminelëve sfidon Kamorrën

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi e frikshme armësh që qarkullojnë nëpër rrugë. Banda të rinjsh kriminelë që janë gati të bëjnë çdo gjë, që qëllojnë ku t’iu teket dhe ndaj janë edhe më të frikshëm. Është një “situatë e jashtëzakonshme në anën e rendit publik, që nuk ka të krahasuar në Europë, është më keq se në getot e Parisit”, ajo me të cilën përballet sot zona metropolitane e Napolit sipas pikëpamjes së një prokurori që e njeh fare mirë realitetin e qytetit dhe të rajonit: prokurori i antimafies Franco Roberti, shkruan la Repubblica.

“Është një situatë paradoksale: organizatat kamorriste tradicionale janë goditur thuajse të gjitha nga ndërhyrje gjyqësore vendimtare. Janë sekuestruar dhe konfiskuar prona me vlera tepër të mëdha. Sot kamorra ka numrin më të lartë të abshkëpunëtorëve të drejtësisë dhe plot 294 të dënuar me burgim të përjetshëm nga 725. E megjithatë, nëpër rrugë gjërat janë përkeqësuar”.

“Shtrëngimi ka funksionuar, por pikërisht për këtë arsye ka shkaktuar boshllëk të pushtetit kriminal, duke krijuar hapësira për grupe kamorriste fëmijësh që nuk kanë mbushur as 20 vjeç, për të mos thënë që ka edhe minorenë, që përplasen për kontrollin e territorit dhe të tregut të drogës. Kanë shumë armë në dispozicion dhe janë gati të vrasin për hiçgjë. Nuk besoj se, në panoramën kombëtare apo europiane, ekzistojnë shembuj të ngjashëm”.

Roberti shpjegon edhe se çfarë e bën këtë territor kaq të ndryshëm nga zonat e tjera të vendit.

“I gjithë konteksti është i jashtëzakonshëm. Ka probleme që nuk janë zgjidhur prej 200 vjetësh, nga braktisja e shkollës te papunësia në rritje që kompensohet nga ekonomia e zezë që kontrollohet nga kamorra, çka është themeli i penetrimit i modelit kamorrist në sferën sociale. Zona metropolitane mbulon 10 përqind të qarkut, por në këtë 10 përqind, jetojnë njëri me tjetrin, thuajse katër milionë persona. Ka lagje të tëra që, për shkak të situatës së tyre urbane dhe në mungesë të infrastrukturave të përshtatshme sociale, janë kthyer vetë në krimogjene. E kam fjalën për lagje si Forcella, Scampia, Parco Verde di Caivano, Rione Salicelle në Afragola. Dhe ka plot të tjera, që janë kaluar lagjeve suburbane të Parisit”.

BW

Next Post

Këshilli i Sigurimit dënon ashpër Korenë Veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In