• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

by Bajram Peçi
02/08/2025 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore europiane, gjeneral Bonapartin. Me mbërritjen në humbëtirën oqeanike të shkëmbit vullkanik, mbushte (më 15 gusht) 46 vjeç. Gëte kish gabuar kur e quante të pamundur nxjerrjen e Napoleonit jashtë ligjit, njeriu, emrin e të cilit do mbartëte epoka, që ai e sundoi përmes absolutizmit ushtarak.

Anija, në lundrimin e gjatë, linte pas vetes Europën e vitit 1815. Ishte koha kur sa po merrte për mbarë ndërtimi i makinave me avull. Një skocez, që drejtonte punimet publike në Bristol, filloi të ndërtojë rrugën e parë me gurë të thyer, të ngjeshur me rul e të lidhur me bitum- zift. Në këtë rrugë karrocash tërhequr nga pesë kuaj, karrocierit i bëhej paraprakisht kontrolli i konsumit të alkolit. Shpejtësia 15 km. në orë kërkonte një drejtues esëll.

Konstruktori Stivenson ja kish mbërritur në gusht të vitit 1815 të rregullonte një lokomotivë që tërhiqte në një udhë hekuri vagona 30 tonësh, me shpejtësinë 13 km. në orë. Rrugës do duhej të kish patjetër ujë, “karburanti” që lëvizte përmes avullit pistonin dhe bjellën, që e shndërronin lëvizjen drejtvizore në rrotulluese.

Në këto ditë viti të 2015-tës, vogëlushi Oliver Tuist, që punonte 16 orë në ditë në një punishte të kohës së fillimit të industrializimit e shfrytëzimit të egër, Çarl Dikens na rrëfen se si ai tronditi sistemin britanik, pothuaj skllevërish, duke kërkuar një pjatë më shumë me qull. Regjimit monarkik ju lexua tmerri në fytyrë ngase dikush, një fëmijë jetim, kërkonte pak ushqim më shumë!

Ndërsa Bonaparti mbërrinte në ishull, lëvizja “Shpirti gjerman” po formohej përreth ideve filozofike të Hegelit. Sipas dialektikës së hegeliane individi nuk ekziston në vetvete, por ai rrjedh nga ideja që synon të arrijë. Djegja e librave të dëmshëm për “Shpirtin gjerman”, që ende dremiste nën feudalizëm, përshiu në mënyrë paradoksale edhe Kodin e Napoleonit.

Në Shën-Helenë Bonaparti fillon e shkruan historinë e tij. Lind kështu ditari i Shën-Helenës. Të kaluarën e familjes në Korsikë, madje as Trevizon, ku siç thonë librat italianë banonin më parë bonapartët, nuk i zë gojë. Ai shkroi dhe dikton të shkruhen lavditë në betejat ngdhënjyese të Marengos, Austerlitzit, Jenës e Friedlandit. Shkruan për fushatën e Egjyptit dhe atë të Rusisë, në të cilat dështoi dhe humbi krejtësisht ushtritë.

Nuk ju është kushtuar kurrë vëmendje nga historianët dy dëshmive që vijnë nga emra të përvetshëm dhe që, duam apo nuk duam, ato ngelen të shkruara sepse kanë zënë hapësirë në libra historie:

Dëshmia e parë vjen prej Adolf Thieres, historian, Kryeministër i Francës në vitin 1836 dhe President i saj në vitet 1871–1873. Ai na ka lënë të shkruar në veprën “Histoire de la Révolution française” dëshminë se, “Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u kurorëzua në vitin 1806 Mbret i Napolit, arbëreshëve që kanë shkuar për ta mirëpritur e uruar, ai u ka thënë: “Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe”.

Dëshmija e dytë vjen prej dukeshës D’Abrantes, lindur në Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga një familje arvanitase me origjinë prej vëndbanimit të njohur Mani në Peloponez, ashtu si dhe Bonapartët, siç shkruan ajo, të cilët për shkak të gjakmarrjes ikën prej Manit dhe u vendosën, pas disa ngulimeve të tjera, në Korsikë. Ikja nga Mani ka ndodhur 150 vjet para periudhës së Napoleonit.

Se përmendëm sa sipër, nuk është se po i “vjedhim” gjë Francës, madje as Italisë. Një vendi të vogël, komb i vogël, pa protagonizëm historik, pa qënë kurrë faktor europian, me përjashtim të viteve legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, një më pak, një më shumë, si bëjnë punë! Këtë e dinin grekët kur gjithë heronjtë e luftës për pavarësi, pa përjashtim me origjinë arvanitase, i bënë grekë!? Ngjashëm, banorët në territorin që quhet Maqedonia e Veriut, që flasin sllavisht, një popull që bashkë me serbët kanë përqindjen më të ulët të haplogrupit evropian (– R1b), përjashto shqiptarët në atë shtet, pretendojnë se janë pasardhësit e popullit që lindi Aleksandrin e Madh të Maqedonisë!?

E vetmja ngjarje ku Napoleonin e gjejmë të vihet përballë me shqiptarët, ushtarë në shërbim të Perandorisë Otomane, lidhet me masakrën në kështjellën e Xhafas (Jaffa), afër Jeruzalemit, në kohën e fushatës në Egjipt. Luftëtarëe e Bonapartit, pasi kapërxyen e thyen rezistencat që hasi rrugës në Gaza, ngeci para murit të një kështjelle, Xhafas. Ata që mbronin kështjellën as thyheshin dhe as pranonin të dorëzoheshin, siç kishin bërë të tjerët më parë. Ata që e mbronin ishin më së shumti ushtarë me kombësi shqiptare. Napoleoni u premtoi jetën nëse dorëzoheshin, por ata pas katër ditë luftimesh të përgjakshme në rrethim, kërkuan të dorëzoheshin në ”besë”, me kushtin që të merrnin e mbanin edhe armët. Kështu u ra në ”mirëkuptim”, por, siç thonë historianët, pas tre ditë mëdyshjesh dhe pas një nate të tërë pa vënë gjumë në sy, Napoleon Bonaparti urdhëroi pushkatimin e të dorëzuarve, pothuajse të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas autorit të biografisë ”Napoleoni”, të shkrimtarit rus, Evgeny Viktoroviç Tarle, të therur e vrarë mizorisht më 6 dhe 7 mars të vitit 1799 ishin 10 mijë. Burime të tjera, si Falk Avner, “Napoleon Against Himself: A Psychobiography”, përmend 7 mijë; “Memoira of Napoleon”, Louis Antonie Fauvelet de Bourrienne, thotë se janë 4100 ushtarë; Emil Ludvig përmend te vepra e tij,”Napoleoni”,shifrën 3000. Me pak, 2440 ushtarë, jep Simon S. Montefiore te vepra ”Jeruzalemi”. Vetëm ”Enciklopedia e Historisë Botërore” e William L. Langar jep shifrën më të ulët, 1200 ushtarë shqiptarë të vrarë.

Vite më vonë, gjatë internimit në ishullin Shën Helenë, në ditarin që mbajti Napoleoni shkroi: “Për të mbajtur në ruajtje një numër të konsiderueshëm të burgosurish, do të ishte e nevojshme që të shkëputeshin roje të mjaftueshme për ta, të cilat do të zvogëlonin rëndë rreshtat e ushtrisë së tij dhe në qoftë se ai do i kishte lejuar ata që të largohen si njerëz të lirë, ishte e arsyeshme që të besonte e të kish frikë se ata mund të rrisin rradhët e trupave të Ahmed al Jazzar”.

Napoleoni me Shqiptarët shihet të ketë pika takimi përmes ngjarjeve ushtarake për ishujt jonianë dhe kontakteve diplomatike të Napoleonit me Ali pashë Tepelenën, sunduesin e Vilajetit të Janinës, që atëbotë e quanin dhe e mbanin në Europë si kryeqytetin e shqiptarëve. Gjurmët që lanë ishin kalimtare. Historisë i mbeti emëri i “Le regiment des Albanias”, që perandori Bonapart ngriti në ishullin e Korfuzit, ku 3200 shqiptarë u vunë nën armët franceze.

Trashëgimija më e madhe e asj kohe vjen nga letërsia prej kryeveprave të Aleksandër Dyma. “Konti i Monte Kristos”, që lexuesi ynë ka njohur prej kolosit të letërsisë franceze shqiptaren Haide, bukuroshen e virtytshme që hyri në jetën e Edmond Dantes si dhe “Ali Pasha – Krime famëkeqe”, që shënon një prej biografive më të spikatura të të vetmit sundimtar otoman që hyri në lidhje me Napoleonin e Madh.

Next Post
Hyn “live” në TikTok dhe dëmton godinën e bashkisë së Korçës, e pëson i riu

Hyn “live” në TikTok dhe dëmton godinën e bashkisë së Korçës, e pëson i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi

December 5, 2025
Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

Lë pas krahëve politikën, Monika Kryemadhi hap kapitullin e ri në botën e kinematografisë. Projekt i ri me skenaristin amerikan

December 5, 2025
VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…

December 5, 2025
Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend!” Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja: Janë të autorizuar 

December 5, 2025
Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në burg ish-ortakun dhe rojën

December 5, 2025
“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

December 5, 2025
VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

VIDEO-Gjatë koncertit të Alban Skënderajt/ Djali ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të turmës

December 5, 2025
“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

“Sy më sy”, Nard Ndoka kritikon Berishën: Mos gënjeni anëtarët, i keni kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen

December 5, 2025
Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

Konflikti, i mituri e godet me sende të forta/ 25 vjeçari i “përgjigjet”, e qëllon me mjet prerës dhe e plagos. (Detajet)

December 5, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

Çdo takim jashtë strukturave “agjendë personale”/ I përgjigjet Berishës, Salianji: Në Durrës ishin 500 demokratë dhe drejtuesit e PD

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In