• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nanon e Berishën i kemi peshqesh nga Ramiz Alia”, rrëfimi i profesorit socialist Servet Pëllumbi

by A R
17/12/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I njohur këto 26 vite të pluralizmit si profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi ka kremtuar para pak ditësh 80-vjetorin e jetës. I cilësuar si frymëzues të lëvizjeve të reja dhe ndër filozofët që kanë ndikuar te pushteti në kohë kritike për historinë e Shqipërisë, i diplomuar për filozofi në Universitetin e Shën Petërburgut, prej më se tridhjetë vitesh pedagog i filozofisë dhe sociologjisë teorike, Pëllumbi ka mishëruar gjithnjë devizën e politikanit ideolog.

Kur më 12 qershor të vitit 1991 do të zgjidhej si i zëvendëskryetari i parë në Partinë Socialiste, e cila kishte në krye Fatos Nanon, do të mendonte se nuk e ndiente veten politikan kabineti, aq më pak burokrat. Kjo bindje iu forcua edhe më pasi lexonte ditarët e tij që datonin prej vitit 1991 e deri më 1996-ën. Për akademikun , të bëhej “njeri i veprimit” nuk qe e lehtë. “…nuk është e lehtë të shënjosh kufirin e politikës, pafuqinë e saj për të realizuar atë që është mirëfilli njerëzore te njeriu”.

Dhe pati një periudhë që u duk se brezi i politikanëve intelektualë, ata me ideologji të qarta po dilnin nga skena politike, ndërsa dritat binin te politikanët e qendrës apo “rrugëve të treta”.

… Por rikthimi i tyre duket se nisi të ndihej qartë edhe në arenën botërore me ikjen e Tony Blair. Beppe Grillo, Tsipras, Marine le Pen janë formati i politikanëve europianë më pranë doktrinave dhe ideologjive se sa menaxhimit… Një shembull i ngjashëm është madje edhe i sapozgjedhuri presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, që megjithëse vjen nga bota e biznesit si politikan duket ngushtësisht i lidhur me ideologjinë.

Thellësisht i majtë, një prej motove të profesorit Servet Pëllumbi ka qenë ajo se “Politika do moral!”.

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në tri legjislatura dhe Kryetar i kuvendit nga prilli i vitit 2002 deri në shtator 2005, Servet Pëllumbi në rolin e kreut të Parlamentit ka qenë një nga drejtuesit e ekuilibruar dhe që ka respektuar më shumë të drejtat e opozitës në ato vite.

“Profesori” kujton se si brenda Partisë Socialiste do të kishte nga ata që do ta kritikonin duke thënë se “nuk drejtohej partia me skeda”. Mbajtja e skedave dhe ditarëve kish qenë zakon i hershëm fëmijërie që ish forcuar më vonë në universitet e mbi këto skeda dhe ditarë do të shkruante më pas librin “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.

Shpesh i etiketuar, madje edhe i anatemuar si marksist – jo vetëm nga kundërshtarë politikë si Berisha, por edhe nga brenda partisë –kjo mbase nga koha kur Pëllumbi ka qenë pedagog dhe shef katedre në Shkollën e lartë të Partisë dhe formimin filozofik në ish-Bashkimin Sovjetik.

Por edhe në Shkollën e Partisë e patën etiketuar si “revizionist”, fill pas arrestimit të të vëllait më 1982–shin, në Durrës. Për t’u ruajtur nga ndonjë kontroll shtëpie, iu desh të sakrifikonte skedat dhe ditarët e asokohe duke i djegur.

Për t’iu rikthyer pas ’90, me kongresin e parë të Partisë Socialiste, ku Pëllumbi rrëfen se qe ai që propozoi ndërrimin e emrit nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste. Madje ai kujton t’i ketë thënë edhe liderit të fundit të Shqipërisë komuniste, Ramiz Alisë, se “Nanon e Berishën e kemi peshqesh nga ty”.

Marrëdhëniet me Fatos Nanon nisën të ftoheshin, pas asaj që Pëllumbi e ka quajtur përçarja e madhe në PS ose “koha e mocionit”, pas zgjedhjeve të majit të vitit 1996.

Kundërshtitë politike, por jo vetëm që kishte me të , do të përkeqësoheshin gjatë fushatës së “katarsisit”, ku Pëllumbi së bashku me Doklen dhe Meidanin ishin figurat e larta të socialistëve që mbështetnin ish-kryeministrin Meta në konfliktin e ashpër përballë Nanos.

Qëndrimet e Pëllumbit edhe pas viteve 2005 janë parë nga të majtët si referencë në përçarjet e Partisë Socialiste apo debatet mes Nanos, Ramës dhe Metës. Tezat për çështjet e ditës, por edhe për programet partiake në librat dhe intervistat e tij që ai tha se pas 80- vjetorit nuk do i japë më, janë mirëpritur nga elektorati i majtë, ndonëse krerët e PS-së pak i kanë konsideruar.

Librin ku rrëfen përvojën në Partinë Socialiste e ka cilësuar si një apel. “Libri është apel për t’i dhënë fund kësaj lloj partillogjie, këtij sistemi politik, pasi pengon kulturën e dialogut”, do të shprehej ai.

Pëllumbi është parë si një prej pretendentëve për lidershipin e Partisë Socialiste kur ajo drejtohej nga katër nënkryetarë, por në vitin 1996, ai do të jepte dorëheqjen duke lënë postin e sekretarit dhe anëtarit të kryesisë.

Motivet sipas tij ishin idealiste, ndërsa ata që e mendonin ndryshe edhe brenda partisë do të dilnin sërish me tezën e marksizmit. Madje pat nisur edhe një fushatë kundër Marksit e marksizmit në PS. Kjo do e përndiqte gjatë.

Një fotografi e madhe e botuar nga “Koha Jonë” ishte një akuzë publike. E shkrepur në një prej librarive të Uashingtonit ku kishte një pavijon të tërë dedikuar librave të Marksit, Pëllumbi kujton se fotoja e shkrepur nga Kastriot Islami ishte qëllimkeqe. Ai mori aparatin dhe bëri foto.

“Unë nuk i dhashë rëndësi, dhe pasi dhashë dorëheqjen në ‘96, më denigronin në fushatë. Dhe kur e shoh një ditë foton në ‘KJ’ të madhe. Pikërisht unë i thashë një gazetari që më pyeti, që ju keni dashur të më denigroni, por më keni bërë nder. Por përderisa njerëzit thonë se këto gjenden në Uashington, ç‘faj ka ky!” -kështu do të shprehej Pëllumbi në një intervistë me gazetarin Sokol Balla para disa vitesh.

Por Marksi dhe marksizmi do të qarkullonin sërish lidhur me figurën e tij së bashku me legjendën e një busti të filozofit gjerman në zyrën e tij. Bustin- një punim i Kristaq Ramës- ka rrëfyer se e ka gjetur aty, e ka mbajtur dhe kur u largua nga zyra e mori në shtëpinë e tij.

“Dëshmia është kjo, nuk është faji i Marksit, nëse ka bërë gabime PPSH. Marksi ishte filozof, idetë e tij studiohen në shumë universitete. Tjetër gjë është Marksi komunist e tjetër filozof. Njerëzit këtë nuk e dinë” – kjo ishte bindja e Pëllumbit, që duke u shprehur kështu nuk tradhtonte as profilin e tij të filozofit e politikanit me ideologji të qartë, pa e humbur fokusin për hir të politikës pragmatiste…/Mapo/a.m.

Next Post
Ahtisaari për “Huffington Post” flet për Kosovën dhe shpalljen e Pavarësisë

Ahtisaari për “Huffington Post” flet për Kosovën dhe shpalljen e Pavarësisë

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Zoti Pellumbi,e kemi degjuar,me se nje here,nga ju,personalist nga ju,se Ju keni qene ai qe e bindi Nanon te merrte frenat e parties,sepse Nano,sipas jush nuk pranoi.Po perseri sipas jush,mbasi biseduat per nje fare kohe,e bindet me se fundi,qe te pranonte detyren.Deklarata ne kete shkrim,po me befason???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In