• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nano: Klodian Çalamani u kontrollua nga policia 5 ditë para se të vriste 8-vjeçarin

by Java News
01/12/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë ditë përpara se të ndodhte ngjarja e rëndë e vrasjes dhe groposjes së fëmijës 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, 38-vjeçari Klodian Çalamani ishte verifikuar për herë të fundit nga policia.

Në 7 muajt e fundit, Çalamani është kontrolluar dhe verifikuar 7 herë nga strukturat e Policisë së Fierit.

Këto të dhëna i bëri të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Në të gjitha rastet e verifikimit të Çalamanit nuk ka patur probleme, ndërkohë që informacionet në rrugë operative ndaj 38-vjeçarit kanë qenë në kuadër të vjedhjeve dhe nuk ka patur të dhëna për veprime të dhunshme apo krime të rënda.

“Në datën 19.4.2021, ora 14:01, është verifikuar shtetasi Klodian Çalamani në fshatin Grecalli nga specialisti i policisë së zonës. Nuk ka pasur probleme.

Në datën 19.5.2021 ora 13:05, është verifikuar i njëjti shtetas nga specialisti i policisë së zonës dhe është kontrolluar. Nuk ka pasur probleme.

Në datën 9.7.2021, ora 16:13, është verifikuar dhe kontrolluar dhe nuk është konstatuar asgjë e kundraligjshme.

Në datë 9.7. 2021 përsëri është kontrolluar dhe verifikuar nga specialisti i policisë së zonës. Të gjitha këto janë veprime që janë dokumentuar në sistemet e Policisë së Shtetit.

Në datën 13.8.2021, ora 15:35, është kontrolluar shtetasi Klodian Çalamani nga specialisti i policisë së zonës dhe nuk ka pasur probleme.

Në datën 22.9.2021 është kontrolluar në orën 01:12 nga punonjësi i patrullës së policisë dhe nuk ka pasur probleme.

Informacioni i fundit i marrë në rrugë operative lidhur me aktivitetin kriminal të këtij shtetasi ka qenë në datën 11, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në datën 16 dhe përsëri ky informacion ka qenë në fushën e vjedhjes apo në fushën e krimeve kundër pronës. Nuk ka pasur informacion lidhur me aktivitetin e këtij personi në drejtim të krimeve të rënda apo të dhunshme”, deklaroi Gledis Nano.

Aktualisht Klodian Çalamani është i arrestuar dhe mbahet në burgun e Vlorës si i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka folur për ngjarjen e rëndë në fshatin Grecalli të Fierit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar në oborrin e banesës së tij.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Nano e konsideroi një ngjarje tepër të rëndë rastin e Fierit.

Nano bëri me dije se Klodian Çalamani është person me precedent të mëparshëm penal. Ndaj tij ka patur kallëzime për vjedhje banesash, si dhe ka qenë i dënuar për heqje të paligjshme të lirisë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006. Për këtë krim, Çalamani u lirua në vitin 2009 pasi përfundoi dënimin.

Nga kjo kohë, drejtori Gledis Nano theksoi se për Klodian Çalamanin nuk ka patur informacione apo kallëzime ndaj tij për dhunë në familje apo abuzime seksuale.

g.kosovari

Next Post
Denoncoi se i kanë vjedhur paratë në shtëpi, por përfundon në pranga

Para tre ditësh u kthye nga Italia, zhduket e reja në Tiranë. Babai: Nuk erdhi në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In