• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nano, Berisha e Rama, të jenë shqiptarë sa është grek Alexis Tsipras!

by Lorenc Vangjeli
05/12/2018 23:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E vranë me armë zjarri me shumë gjasë vetëm sepse ishte shqiptar. Petrit Zifle është një ndër katër shqiptarët e vdekur në harkun e pak ditëve në Greqi, të cilët e çojnë në rreth 180 numrin e viktimave që nga viti 1991. Ndër ta janë emigrantë të vrarë në kufi, të vrarë nga policia apo dhe qytetarë grekë në sherre të dhunshme. Dhjetra të tjerë, shumë prej tyre fëmijë, rezultojnë të zhdukur në rrethana të paqarta. Këto shifra bëhen edhe më dramatike nëse shtohen edhe të vrarët në burgje dhe një armatë tjetër shqiptarësh që janë dënuar e ridënuar në burgjet greke; në shumë raste të dënuar më shumë sesa thotë ligji apo edhe të burgosur tërësisht pa faj. Të dënuar vetëm sepse janë shqiptarë dhe të paragjykuar si fajtorë nga një mendësi raciste që i klasifikonte si qytetarë të dorës së dytë. Dhe kriminelë me domosdo’.

Në vitet 90-të, steriotipi i shqiptarit grabitës, përdhunues dhe vrasës ishte mbizotërues dhe ishte ngulitur edhe në pjesën më të ndriçuar të shoqërisë greke. Në dosjet e pafundme penale, ka histori të pafundme me banditë të vërtetë dhe realisht edhe grabitës, edhe përdhunues, edhe vrasës nga më mizorët. Këtë javë, si për ta vërtetuar këtë të vërtetë të dyfishtë, një shqiptar ishte bashkëpunëtor me një grek në vrasjen makabre të një adoleshenteje greke. Në të njëjtën kohë, ana tjetër e të vërtetës dëshmon edhe se ka gjithashtu me mijëra e mijëra drama njerëzore që kanë paguar çmimin e paragjykimit mbi steriotipe racizmi.

Ka kaluar tashmë një brez që nga koha kur Greqia u bë porta e parë dhe kryesorja për derdhjen masive të emigracionit shqiptar. Nga malet dhe mes sakrificash të epërme apo me viza të siguruara në ambasadë, shpesh me po aq mund sa arratitë nga malet, emigrantët shqiptarë në Greqi bashkë me bukën e përditshme që nuk jua jepte dot dheu amë, u takuan me Perëndimin dhe shpresën, por edhe me racizmin, diskriminimin, plumbat dhe vdekjen. Shumë ndryshe nga sa ndodhte në Gjërmani, Itali apo dhe deri në SHBA ku nisi të vendosej emigracioni i ri shqiptar i varfërisë.

Me Greqinë, historia e emigracionit është fotografia e qartë e marëdhënieve dy palëshe; është politokokardiograma që ka matur të gjitha luhatjet e humorit mes qeverive, por dhe përshtatjen e vetë njerëzve të thjeshtë që flisnin shqip e mësonin greqisht. Shumica dërmuese e emigrantëve shqiptarë dygjuhësh është përshtatur me atdheun e dytë dhe i ka  dhënë jetë një brezi tjetër qytetarësh shqiptarë, që janë po aq shqiptarë sa dhe grekë. Shpesh, madje, flasin madje më mirë greqisht se shqip duke i dhënë jetë stilemës së re fyese: andej kufirit janë të huaj, këtej kufirit janë Jorgo e Xaxiqa.

Sot është e largët dita kur përdorej termi racist “Fshesa” për operacionet cinike të policisë greke që emigrantët ilegalë i konsideronte si plehra. Eshtë gjithashtu e largët koha kur fshesa mbi fatkeqët përdorej si një mjet presioni për qeveritë shqiptare. Kjo e djeshme ka marë fund njëherë e mirë! Sot, për fat të mirë, si këtej dhe si andej kufirit dhe për fatin e mirë të të dy anëve të kufirit, është ndryshe. Ka më shumë reciprocitet dhe kjo është e dukshme. Një proces i vështirë, por i pandërprerë dhe i pakthyeshëm,

Ajo çfarë e bën megjithatë të veçantë marëdhënien e emigrantit shqiptar me Greqinë, nuk ka të bëjë shumë as me ankthet e makthet e segmenteve të caktuara politike të Athinës, sesa pasqyrohet tek qëndrimi që qeverisjet shqiptare kanë mbajtur ndaj tyre. Edhe në rastin e vrasjeve të dyshimta të qytetarëve shqiptarë – për ta thënë në mënyrë diplomatike – nga policia, rojet kufitare apo në burgjet greke.

Në pothuaj të gjitha rastet qeverisjet shqiptare më shumë kanë heshtur sesa kanë reaguar.

Për të mos shkuar më larg, në Tiranë ka qeverisur Fatos Nano, kryeministri i dashuruar mbas buzuqeve, Blackjack-ut dhe ruletës greke. Si turist në Greqi, ndonëse e njihte mirë jetën e emigrantit shqiptar, pakkush kujton të ketë ngritur zërin nga Tirana për keqtrajtimet e deri dhe vrasjet e shqiptarëve në Greqi.

Sali Berisha ju dha bashkëjetesë edhe toneve hipokrite të nacionalizmit të tij folklorik, edhe nënshkrimit të marëveshjeve joreciproke me Greqinë. Me veshje patrioti, ai nga një anë inicoi një proces antikushtetues të ndarjes së detit me Greqinë, njëlloj siç do të ndante pajën e gruas së fqinjit, nga ana tjetër reagonte për fatin e shtetasve të tij matanë kufirit vetëm atëherë kur ata i nevojiteshin si monedhë për nevojat e veta lokale politike.

Edhe sot kur Tirana qeveriset nga një kryeministër atipik si Edi Rama, publiku është mësuar që të presë prej tij deklarata të bujshme që kujtojnë se Athina fliste shqip disa dhjetra vjet më pare, sesa të kërkojë zyrtarisht hetim rast pas rasti për çdo të vrarë në rrethana të dyshimta në Greqi nga policia. Rama është mjeshtër për të fituar emocionet e shqiptarëve në fushën e naciopatriotizmit, por as ai, nuk ka ndërhyrë si dhe sa duhet në historitë e përditshme që shqetësojnë emigracionin shqiptar.

Të tre kryeministrat e fundit janë nga shqiptarët më të rëndësishëm të tre dekadave të fundit, por do të duhej që edhe Nano, edhe Berisha, edhe Rama të ishin shqiptarë, po aq sa është grek Alexis Tsipras.

Sepse duhet reciprocitet. Sepse vetëm  reciprociteti sjell bashkëjetesë dhe largon funeralet.

Deri tani nuk është dëgjuar ndonjë fjalë për Petrit Ziflen e vrarë me shumë gjasë vetëm sepse ishte shqiptar. Një muaj e ca më parë grekët reaguan fort për Kacifasin.

Si i vdekur, Kacifas I ka mbyllur hesapet me këtë botë dhe meriton të gjitha nderimet dhe vajin ballkanas për të vdekurit.

Si i gjallë ai bëri pothuaj gjithçka për të marë atë vdekje që i dha policia në kushte ekstreme.

Zhurma, patosi dhe revanshi antishqiptar që një pjesë e shoqërisë greke lidhi me emrin e tij është njëlloj si heshtja shqiptare për viktimat në vite. Fatkeqësisht ekstremet takohen gjithmonë!(JAVANEWS)

a.ç

Next Post
Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental

Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In