Nancy VanHorn takon Altin Dumanin: SHBA vlerëson guximin dhe rolin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

“Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa nga prokurorët e përkushtuar që përbëjnë strukturën e këtij institucioni. Zonja VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe falënderoi z. Dumani për guximin dhe përkushtimin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shkruan VanHorn.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com