• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nancy Pelosi, thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të Trump përmes Amendamentit të 25-të

by A R
07/01/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi tha se pret një vendim të shpejtë nga ana e zv/presidentit Mike Pence nëse ai do të aktivizojë amendamentin e 25-të të Kushtetutës për ta hequr zotin Trump nga detyra.

Presidenti Donald Trump po përballet me thirrje në rritje për largimin nga posti, një ditë pas trazirave në Kapitol të shkaktuara nga mbështetës të Presidentit.

Megjithëse Trump i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mbarimi i mandatit, ka pasur kërkesa të shumta për heqjen e tij nga posti, mes tyre nga demokratë të Senatit dhe nga një kongresmen republikan.

Pelosi, në komentet e bëra të enjten la gjithashtu të hapur mundësinë që ndaj Presidentit të fillojë procesi i shkarkimit nga posti. Ajo tha se ata që hynë me forcë në Kapitol janë terroristë.

Kongresi certifikoi zyrtarisht të enjten herët në mëngjes fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pavarësisht kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Ndërkaq, edhe anëtarë të kabinetit të Trump dhe aleatë të presidentit republikan kanë diskutuar aktivizimin e një dispozite të Kushtetutës amerikane për heqjen e tij nga detyra, tha një burim që kishte dijeni për situatën.

Në Uashington, një numër në rritje i ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë thanë se do të largoheshin, duke përfshirë të dërguarin diplomatik Mick Mulvaney, ish-shef i kabinetit të zotit Trump, dhe këshilltarin e lartë për Rusinë Ryan Tully. Së shpejti priten largime të tjera.

Udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer i bëri thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga posti Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin. Të paktën një republikan dhe 19 demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve bënë thirrje për një hap të tillë.

“Ajo që ndodhi dje në Kapitol të SHBA ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti”, tha zoti Schumer në një deklaratë. “Ky president nuk duhet të qëndrojë në detyrë as edhe një ditë më shumë.”

“Nëse Nënpresidenti dhe kabineti refuzojnë ta bëjnë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të nisur procedurat e shkarkimit të Presidentut,” tha ai.

Kongresmeni republikan Adam Kinzinger bëri thirrje që të aktivizohet amendamenti i 25-të për të hequr zotin Trump.

“Të gjitha indikacionet janë se presidenti është bërë i pandjeshëm, jo vetëm për detyrën dhe betimin që ka dhënë, por edhe ndaj vetë realitetit,” tha Kinzinger në një video që postoi në Twitter.

Një burim i njohur me situatën tha se përpjekja për të përdorur amendamentin në fjalë nuk duket se mund të ketë sukses.

Shumica e republikanëve në Kongres kanë treguar pak interes për të bërë presion mbi kabinetin që të ndërmarrë një hap të tillë.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar tha se Kabineti i zotit Trump duhet të jetë i përgatitur të veprojë, pasi presidenti mund të shkaktojë probleme të tjera në kohën e tij të mbetur në detyrë.

“Është më mirë të jenë gati ta bëjnë këtë nëse vazhdon, sepse nuk mund të kesh një president që në thelb drejton një kryengritje kundër qeverisë së vendit tonë,” tha zonja Klobuchar për rrjetin CBS.

Presidenti Trump u zotua në një deklaratë herët në mëngjes për një “tranzicion të rregullt” përpara inaugurimit të zotit Biden, pjesërisht për të ndaluar largimin e njerëzve të tjerë të stafit të tij. Megjithatë ai ka vazhduar të përsërisë pohimin e pabazë se zgjedhjet u vodhën.

Gjithashtu ai nuk e ka dënuar dhunën që ndodhi pasi ai inkurajoi mbështetësit të marshonin drejt Kapitolit, pavarësisht lutjeve nga anëtarë të lartë të administratës.

“I lutem Presidentit dhe të gjithë zyrtarëve të zgjedhur të dënojnë me forcë dhunën që ndodhi dje,” tha Sekretari në detyrë i Sigurisë së Brendshme Chad Wolf.

Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit i kërkoi publikut informacione për identifikimin e personave të përfshirë në dhunë, gjatë së cilës humbën jetën katër persona. /VOA/

Next Post
“Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe ”, Paskal Milo: Fjalët e mia janë shkëputur nga konteksti

“Rezultati do të jetë i ngushtë”, Paskal Milo bën paralajmërimin e fortë për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In