Policia arrestoi një 54-vjeçar i cili kontrabandonte naftë nga Maqedonia. Ilir Kosturi nga Pogradeci u kap duke shitur një sasi prej 520 litrash naftë.
Arrestimi tij vjen pas kapjes së 8 personave, pjesë e një rrjeti kontrabande me naftë, të cilën e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.
Policia bën me dije se operacioni “Porosia” u realizua me metoda speciale hetimi, filmimi dhe vëzhgimi./a.m.










