• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

NAFTA/ Si po ndikojnë çmimet ndërkombëtare në prodhimin vendas të hidrokarbureve

by Java News
25/04/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambienti i pafavorshëm i çmimeve në tregun ndërkombëtar ndikoi negativisht prodhimin e naftës në vend gjatë vitit 2016. Sipas të dhënave nga Ministria e Energjetikes prodhimi i naftës ra me 18 për qind në krahasim me vitin paraardhës.

Prodhimi total arriti në 1 milionë tonë më 2016 nga mbi 1.2 milionë tonë që ishte me 2015. Sipas të dhënave 91 për qind e prodhimit në vend (922 mijë tonë) u realizua nga Bankers Petroleum. Albpetrol radhitet i dyti për sasinë e prodhimit me mbi 50 mijë tonë. Në radhe vijnë Transatlantic me 49 mijë tonë, Transoil me 25.5 mijë tonë, Sherwood me 2.8 mijë tonë, Phoenix me 4 mijë tonë.

Që nga vitet 1990, prodhimi i naftës ka shënuar nivelin më të lartë në vitin 2014 me mbi 1.3 milionë tonë që përkon me një situatë më të mirë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria është një vend hidrokarbur mbajtës, i cili ka rreth një shekull që prodhon nafte dhe gazi.

Veprimtaria hidrokarbure në Shqipëri i ka fillimet e saj rreth viteve 1800, kur u kryen ekspeditat e para gjeologjike, dhe më pas, rreth viteve 1900, kur këto operacione u intensifikuan më tej dhe u kurorëzuan me zbulimin e mjaft vendburimeve të naftës dhe gazit. Bashkëpunimi me industrinë ndërkombëtare të naftës ka filluar në fillim të viteve 1900, kur u dhanë një numër koncesionesh për shoqëri të huaja, nga më të mëdhatë e kohës.

Pas viteve 1990 janë zhvilluar disa raunde liçencimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve dhe janë lidhur një numër marrëveshjesh hidrokarbure me shoqëri të huaja. Gjatë kësaj periudhe janë kryer një numër i madh operacionesh hidrokarbure dhe janë grumbulluar një numër i madh të dhënash, të cilat shfrytëzohen për punimet në vazhdim.

Zhvillimi i operacioneve hidrokarbure bëhet e mundur si rezultat i një legjislacioni specifik dhe mjaft efektiv në këtë fushë. Gjithashtu në këtë fushë ekziston dhe një organizim institucional mjaft i përshtatshëm. Për zhvillimin e aktivitetit të licencimit AKBN ka hartuar procedura të cilat janë mjaft të qarta dhe mundësojnë një proces licencimi mjaft të shpejtë. /Monitor/ma.me

Next Post
FOTO/Restaurohet Manastiri në Apolloni, Rama: Do mahniteni në këtë oaz përrallash

FOTO/Restaurohet Manastiri në Apolloni, Rama: Do mahniteni në këtë oaz përrallash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In