• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta e Shpiragut dhe pensionistët

by Fatos Çoçoli
25/08/2023 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Në tetor 2023, kompania Shell, një nga dhjetë kompanitë më të mëdha të naftës në botë, pritet të realizojë testimin përfundimtar të fushës naftëmbajtëse të zbuluar në Shpirag të Beratit, për të vendosur më pas shfrytëzimin industrial të vendburimit.

Si Shell, ashtu edhe paraardhësja e saj, kompania Petromanas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent(i barazvlefshëm)” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali. Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e Jugut dhe është zbuluar në vitin 1989. Zona naftëmbajtëse e Val D’Agrit u vu në shfrytëzim në vitin 1996 dhe vijon prodhimin. Aktualisht prodhon 100 mijë fuçi nafte në ditë në 24 puse.

Nëse Shpiragu në Shqipëri është i tillë, kompania shfrytëzuese do të ketë të ardhura rreth 9.2 milionë dollarë në ditë dhe 40 përqind të tyre i takojnë shtetit shqiptar. Të ardhurat në buxhetin tonë të shtetit mund të shkojnë mbi 600 milionë euro në vit, nëse nis nxjerrja industriale e naftës së Shpiragut. Prej këtej, premtimi i Kryeministrit për t’ua rritur pensionin pensionistëve. Shqipëria prodhon aktualisht rreth 20 mijë fuçi në ditë dhe nëse nafta e thellë e Shpiragut ka kosto prodhimi të përballueshme për Shell, prodhimi i naftës së vendit do të gjashtëfishohet. Ndërkohë, sipas Kryeministrit Rama, qeveria shqiptare ka filluar prej rreth një viti punën për konceptimin dhe ngritjen e fondit sovran të Republikës së Shqipërisë.

Vendet që gëzojnë pasuri të tilla natyrore kanë fondet e tyre sovrane, që janë fonde që administrojnë këto pasuri publike. Qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare me ngritjen e fondit sovran, është balancimi midis shfrytëzimit aktual të të ardhurave nga vendburimi i ri i naftës dhe vënies në dispozicion i një pjesë të këtyre të ardhurave për të ardhmen, për gjeneratat e tjera të Shqipërisë. Qeveria po konsultohet me Fondin sovran të Norvegjisë, i cili ndryshe quhet fondi i pensioneve të këtij vendi. Vlera e tij më datën 24 gusht 2023 ishte 15 triliardë e 162 miliardë kruna norvegjeze, ose 1.26 triliardë euro! Shuma e Fondit ndryshon çdo minutë, në tërësi në rritje. Vlera e tij e tregut është publike. E shohin të gjithë norvegjezët. Fondi norvegjez është fondi sovran më i madh në botë. Ky fond është krijuar në vitin 1990, dy dekada pas zbulimit të rezervave të mëdha të naftës pranë brigjeve të Norvegjisë, në detin e Norvegjisë në vitin 1969 dhe nisjes në shkallë industriale të shfrytëzimit të naftës norvegjeze. Tashti ky fond është pasuri e popullit norvegjez. Ai investohet në pjesëmarrje në kapitale(aksione), në letra me vlerë dhe në prona të patundshme në mbarë botën, për të krijuar kthim sa më të lartë për qytetarët e Norvegjisë.

Investimet e këtij Fondi në Norvegji janë përparësi e rëndësishme për vendin, sepse janë mjete të popullatës. Jo vetëm të atyre që jetojnë aktualisht në Norvegji në këtë kohë. Paratë e Fondit janë edhe për gjeneratat që do të vijnë. Prandaj ky lloj Fondi menaxhohet nga njerëz profesionistë dhe të përgjegjshëm, të cilët sigurohen që kthimi të jetë sa më i lartë, kundrejt rrezikut të investimit. Kthimi i cili realizohet nga Fondi Sovran, nuk mund të përdoret i tëri nga qeveria norvegjeze, si pjesë e buxhetit qeveritar. Përdorimi i të ardhurave nga kthimi i investimeve të Fondit, ka rregulla, të cilat tregojnë se deri në çfarë shkalle mund të përdoren përfitimet që vijnë nga ky Fond. Këto rregulla janë thelbësore për qëndrueshmërinë e Fondit Norvegjez, sepse oreksi i qeverive për t’i përdorur për arsye elektorale është i madh.

Fondi sovran i Shqipërisë do të ketë një profil, i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve, atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në pasuritë e tij, por edhe të qytetarëve që lindin sot në Shqipëri dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre në pasurinë e zbuluar rishtaz. Në terma konkrete, nëse nafta e Shpiragut vihet në shfrytëzim industrial nga kompania Shell që gjatë vitit 2024 dhe shteti ynë arkëton 200 milionë eurot e para nga nxjerrja e naftës, këto para kryesisht do të shkojnë për rritjen e pensioneve.

Fondi sovran i Shqipërisë do të jetë edhe një fond investimesh, ku një pjesë të të ardhurave do t’i vendosë për t’i shtuar në tregun ndërkombëtar të investimeve. Qeveria shqiptare po punon për këtë me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit dhe me fondet e tjera sovrane të Arabisë Saudite, të Azerbajxhanit dhe të Emirateve te Bashkuara Arabe.

Next Post
Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve

Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In