• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nafta e Mesdheut bën bashkë grekët, amerikanët dhe izraelitët

by A R
09/08/2019 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me synim kryesor bashkëpunimin për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, por edhe sigurisë ne Mesdheun Lindor për herë të parë u mbajt në Athinë një konferencë e rëndësishme e Ministrave të Energjisë, me pjesëmarrjen e Greqisë, Qipros, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Prania e vetë zv/ministrit të Jashtëm amerikan për burimet e energjisë, Francis Fannon tregon rëndësinë që i jep Uashingtonit marrëdhënieve me Athinën si dhe mbështetjen e SHBA-së tek krijimi i boshtit Izrael, Qipro, Greqi në Mesdheun lindor sikundër peshë ndaj aleancës së Turqisë me Rusinë dhe Iranin.

“Ram dakord të kemi dhe të forcojmë bashkëpunimin në fushën e Energjisë që përfshin sigurinë kibernetike, atë të infrastrukturës dhe gjithashtu çështjet mjedisore. Vendosëm të shpejtojmë procesin sa i përket gazsjellësit ‘East Med’, i cili është një përparësi për të tre vendet e përfshira”, tha Kostis Hatzidakis Ministri i Mjedisit dhe Energjisë.

Qëllimi i konferencës ka qenë gjithashtu identifikimi i fushave të mundshme të bashkëpunimit energjetik me interes për të katër vendet si dhe për të dhënë një shtytje themelore për një marrëveshje ndërqeveritare në ndërtimin e gazsjellësit ‘East Med’.

Sektori i Energjetikes, sipas zyrtarit të lartë amerikan është tepër i rëndësishëm në fushën e zhvillimit ekonomik si dhe tek përpjekjet politike të stabilizimit të rajonit. Ai ka theksuar gjithashtu se Greqia është ura lidhëse për BE me veprat energjetike si gazsjellësi TAP,IGB dhe stacioni i gazit natyror të lëngshëm në Revithusa, ndërsa ka mbështetur edhe njëherë të drejtën e Qipros për shfrytëzimin e burimeve të saj në një moment kur Ankaraja ka dërguar në zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dy anije për kërkime të hidrokarbureve.

Sipas Institutit te Bizneseve Amerikane bashkëpunimi trepalësh; Izrael, Qipro ,Greqi përbën themelin e sigurisë në shekullin e 21 në Mesdheun Lindor.

/a.r

Next Post
Rrugorët me dorë të “hekurt”, ndëshkohen 350 shoferë në dy ditë

Rrugorët me dorë të "hekurt", ndëshkohen 350 shoferë në dy ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In