• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta dhe energjia ranë, përse s’po ulen çmimet në Shqipëri

by Java News
22/05/2023 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inflacioni në  vend shënoi një vlerë mesatare prej 6.5% në tremujorin e parë të vitit 2023, vlerë shumë e lartë duke parë rënien e ndjeshme të inflacionit të importuar si dhe mbiçmimin e fortë të lekut, duke konfirmuar trendin e përhershëm të tregtarëve shqiptarë: ngritjen e çmimeve menjeherë sapo ato rriten në tregjet ndërkombëtare, por refuzimin për uljen e tyre pasi kjo ndodh në tregjet më të cilet ndërveprojmë.

Çmimi i naftës Brent shënoi nivelin 78$/fuçi në muajin mars, nga 81$/fuçi në dhjetor, dhe rreth 33% më lirë sesa në vitin e kaluar, Çmimi i energjisë elektrike po ashtu u përgjysmua nga niveli i fundvitit të kaluar, ndërkohë çmimet e ushqimeve janë ulur me rreth 14%.

Ndërkaq, Inflacioni vjetor në Shqipëri vijoi të përcaktohet nga kategoria “Ushqime të përpunuara” (me kontribut 45%) në tremujorin e parë. Kontribut shumë të lartë patën edhe bulmetet e buka dhe drithërat.

Sipas bankës së Shqipërisë inflacioni bazë, i cili matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, shënoi vlerën 8% gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në ngadalësim më të dobët nga sa pritej, duke mbetur në vlera të larta historike. Të njëjtën sjellje demonstroi edhe inflacioni i brendshëm, duke qëndruar pranë vlerës 6%.

Ndërkaq, Inflacioni bazë neto, që përjashton nën-grupet e ushqimeve të përpunuara shënoi vlerën 4% duke qëndruar në nivel më të lartë se sa ai i një tremujori më parë (3.8%).

Zhvillimet e mësipërme kanë vijuar të ruajnë dhe të forcojnë sjelljen mbizotëruese të komponentëve bazë dhe të brendshëm në formimin e inflacionit, me kontribute përkatëse 82% dhe 75%, kundrejt reduktimit të shpejtë të kontributeve nga komponentët jobazë dhe të importuar në inflacion.

Rritja e pagave dhe e kostove të punës janë i vetmi argument që japin autoritetet shqiptare për një inflacion të brendshëm kaq të lartë, të cilat gjithësesi nuk arrijnë të justifikojnë çmime kaq të larta të produkteve bazë./Scan
Next Post
A u detyrua nga familja të hakmerrej për vëllain?/ Gazetari: Vrasësi donte ta shihnin që ishte ai ekzekutori…!

A u detyrua nga familja të hakmerrej për vëllain?/ Gazetari: Vrasësi donte ta shihnin që ishte ai ekzekutori...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In