• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nafta, çmimi ulet me 5 lekë për litër! Reflektohet rënia në tregjet ndërkombëtare

by Java News
10/01/2019 07:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit. Në pikat e tregtimit me pakicë në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë për litër më pak, duke e çuar rënien totale në 10 lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh në vend,  një litër naftë tregtohet me 172 lekë dhe një litër benzinë me 173 lekë, nga 182-183 lekë që arritën çmimet e karburanteve në fund të muajit tetor, kur dhe nafta në bursa u ngjit për pak ditë në 80 dollarë për fuçi. Eida Petroleum, i dyti më i madh në vend e shet një litër naftë me 171 lekë dhe benzinën me 172 lekë. Në pikat e tregtimit të GEGA, nafta dhe benzina tregtohen me rreth 170 lekë.

Në Shqipëri, nafta ka zbritur sërish në nivelet e fillimit të 2018-s, pasi ishte rritur dy herë përgjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në tetor, me përkatësisht nga 5 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se rënia e çmimeve është reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku nafta pasi zbriti në 50 dollarë për fuçi, në fund të dhjetorit aktualisht po tregtohet me 60 dollarë për fuçi.

Pavarësisht rënies, çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kaluar ndër më të shtrenjtat në botë. Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, benzina në Shqipëri është 1.48 euro për litër, e 12-a më e shtrenjtë në botë, pas shteteve që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne: si Hong Kongu, Monako, Holanda, Italia, Greqia. Shqipëria bën përjashtim nga rregulli i përgjithshëm që konstaton Global Petrol Price: “Në përgjithësi, vendet më të pasura kanë çmime më të larta ndërsa shtetet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime në mënyrë domethënëse më të ulëta”.

Ndërsa në raport me të ardhurat për frymë, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë. Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Taksat e larta që paguajmë për naftën, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit, janë arsyeja kryesore për shtrenjtësinë e saj. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40 lekë për litër. Krahas kostos që e paguajnë tek çmimet e karburantit përmes taksës së qarkullimit, shqiptarët po paguajnë dhe për rrugët që kanë filluar të jepen me koncesion, ku e para ishte Rruga e Kombit  me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët dhe pas saj, projekti është për të dhënë me koncesion rrugën me trafik më të lartë në vend, Tiranë-Durrës.

Krahas shtrenjtësisë, ajo që lë për të dëshiruar është dhe cilësia e saj. Ekspertët pohojnë që një nga arsyet se pse janë rritur makinat që nxjerrin tym të zi lidhet me cilësinë e karburantit që tregtohet tek ne.

Nafta në botë

Aktualisht, sipas Financial Times, nafta po tregtohet me 60$ për fuçi. Çmimi i tregtimit të naftës ka rënë me gati 13% në harkun kohor të një viti.  Çmimi i naftës ka variuar nga 49 dollarë, nivel që e kapi në javën e tretë të dhjetorit, deri në 86 dollarë për fuçi.

Pritshmëritë e OPEC për çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare janë optimiste. Deri në pranverë pritet që çmimi për fuçi i naftës të luhatet në 70$ për fuçi.

Next Post
Gjykata Speciale fton një ish-ushtare të UÇK-së

Gjykata Speciale fton një ish-ushtare të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In