• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Nafta 5% më e shtrenjtë sesa…”/ Shoqata e Hidrokarbureve: Pa ndërhyrjen e Bordit, çmimi i naftës do ishte 12 lekë/litër më i lirë

by Java News
06/07/2022 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një litër naftë tregtohet aktualisht me 252 lekë për litër, afër nivele maksimale historike prej 265 lekë për litër, të arritura pak javë më parë.

Që prej fillimit të muajit mars, kur nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës të naftës, benzinës dhe gazit, sipas një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa, taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

Me gjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës ka vijuar të rritet vazhdimisht, duke reflektuar ndryshimet në bursa. Që nga krijimi i Bordit, kur karburanti tregtohej me rreth 230-235 lekë, nafta është shtrenjtuar edhe me 7-9%.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha për “Monitor” se fiksimi i çmimeve nga Bordi vetëm sa ka qenë në dëm si të kompanive, ashtu dhe të konsumatorëve, teksa u ka dhënë operatorëve më pak mundësi atyre të blejnë me eficiencë, duke bërë që çmimet e fiksuara të jenë realisht më të larta sesa do të ishin nëse tregu do të lihej i lirë.

“Për shkak të ndërhyrjeve të Bordit, çmimi i naftës në tregun vendas është të paktën 5% më i shtrenjtë sesa do të ishte nëse do të vendosej vetë nga tregu”, tha Shoqata. Sipas këtyre vlerësimeve, çmimi i naftës sot do të ishte 240 lekë për litër, nga 252 lekë, që është aktualisht, apo 12 lekë më pak për një litër.

“Çmimi në bursa shënon luhatje të mëdha, me +- 200-300USD/ton. Në një treg të lirë, secili operator, me studimin që u bën tregjeve merr rrezik të mbyllë kontrata në momentin e uljes së tregut. Por në kushtet që Bordi qëndron mbi kokë nuk guxon askush të bëjë blerje më shumë se nevojat ditore se ka frikë se një rënie më e madhe e kalon direkt në humbje e pa mundësi shitje. Nuk ka vend në botë që çmimi të lëvizë në treg të pakicës çdo ditë. Edhe në vendet që përpiqen ta bëjnë kontrollin e çmimit në ekstrem lëvizjet i bëjnë maksimumi një herë në muaj, kur tregu ka tendencë të fortë. Kjo që bën Bordi ynë është e paprecedentë. Është pa kuptim që dikush në orën 5 pasdite e blen naftën 243 lekë e në orën 6 pasdite, një tjetër e blen me 252 lekë”.

Shoqata sqaron se kjo ndërhyrje ka çuar dhe në luhatjet në drejtim të kundërt të çmimeve në tregun vendas dhe në bursa. “Të premten nafta është rritur në bursa me 75USD/ton. Nga e premtja e shtuna e diela dhe të hënën sot, kompanitë kanë shitur me humbje. Po të ishin të lirë të vepronin do kishin blerë në bursë për 10 ditë që të mërkurën e të enjten. Ato që furnizohen sot apo nesër kalojnë ne humbje po të bjerë nesër. Po të shohësh tregun ndërkombëtar, rritje kishte të premten, të shtunë e të diel nuk ka tregtim të naftës referencë Platz, ndërsa të hënën çmimi në bursa ra pak”.

Sipas Shoqatës këto ndërhyje vetëm po çorientojnë opinionin publik dhe po shtojnë kostot te sipërmarrjet. “Njerëzit me të drejtë hutohen se të hënën, kur në bursa ra, çmimi në tregun vendas u rrit nga Bordi. Ky i fundit, rritjen e zvarrit me 4-5 ditë dhe uljen e reflekton menjëherë. Kjo nuk i vlen gjë as konsumatorit as sipërmarrjes, thjesht krijon kaos e stres për të gjithë Prandaj në një treg të lirë me shumë operatorë është e pa mundur të tentosh të caktosh çmim unik pa logjikë ku çdo sipërmarrje ka kosto te ndryshme si në operim, si në mundësi blerje. Transparencë do të thotë të analizosh tregun a ka pengesë për hyrje të operatorëve të rinj dhe nëse ka, atëherë bën reformë dhe hap tregun. Po ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës të vëzhgojë a ka marrëveshje për fiksim çmimi, ndërsa tatimet të kontrollojnë nëse deklarohen saktë blerjet e shitjet dhe a paguhen në mënyrë korrekte taksat”.

Po falimentojnë të vegjlit dhe po rritet evazioni

Shoqata thotë së kjo ndërhyje në çmime po dëmton më shumë kompanitë e vogla, që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë operatorët pohojnë se është rritur evazioni, sidomos nga pikat e vogla nëpër rrethe. Ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa. /Monitor

Next Post
Kosovë/ Rikthehet mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në rrugë!

Ekspertët kërkojnë rikthimin e maskave, pushimet verore të evropianëve në rrezik nga COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In