• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nadali është për herë të katërt në finalen e Pekinit

by Java News
08/10/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rafael Nadal mposhti në tre sete numrin 8-të të botës Grigor Dimitrov, duke u kualifikuar për herë të katërt në karrierë për në finalen e turneut të Pekinit.12 muaj më parë në kryeqytetin kinez tenisti bullgar e mundi Nadalin bindshëm në vetëm dy sete, sidoqoftë ajo ndeshje përbënte edhe fitoren e vetme të Dimitrovit në 9 përballjet ndërmjet tyre.

Numri 1 i botës ishte thjesht stratosferik përgjatë orës së parë të lojës dhe fluturoi shpejt e shpejt në avantazhin e një seti dhe të një game me break, transmeton Supersport. Në setin hapës 31-vjeçari spanjoll u mjaftua vetëm me një break në gamen e katërt, ndërsa në setin pasardhës Nadal e ndëshkoi në servis tenistin ballkanas me 0, që në game-n e parë.

Në Australian Open, edhe atëherë në gjysmëfinale, Dimitrov e shtrëngoi tenistin iberik në pesë sete, në një takim që zgjati plot pesë orë lojë, gjithsesi në tre përballjet e fundit tenisti bullgar ia kishte dalë mbanë gjithmonë për të fituar set ndaj Nadalit.

Numri 8 i botës që në Pekin kërkonte finalen e dytë radhazi, përfitoi nga gabimet e shumta të tenistit nga Mallorca dhe përmbysi disavantazhin 3-1, duke fituar 5 nga 6 game-t e fundit të setit të dytë. Në setin final gjithçka ndryshoi sërish, teksa Nadal iu rikthye lojës së tij, për t’i lënë kundërshtarit thjesht një game të vetëm, gjithsesi pavarësisht rezultatit të thellë tre game-t e parë ishin tepër të luftuar dhe zgjatën 26′, periudhë ku numri 1 i botës i rrëmbeu dy herë shërbimet tenistit ballkanas.

Grigor Dimitrov shfrytëzoi vetëm 2 nga 12 mundësitë që pati për break, statistikë që i kushtoi shtrenjtë, pasi Rafael Nadal mbylli gjithë takimin me rezultatin 6-3, 4-6, 6-1 në 2h e 19′, duke siguruar njëherësh edhe finalen e nëntë, për sa i përket vitit 2017.

Në finale tenisti spanjoll do të vihet përballë 22-vjeçarit australian Nick Kyrgios, që eliminoi në vetëm dy sete numrin 4 të botës Alexander Zverev. Tenisti me origjinë greke u mjaftua me nga një game me break për çdo set, duke fituar krejt ndeshjen me shifrat 6-3, 7-5 në vetëm 1h 18′.

Numri 19 i klasifikimit të përgjithshëm ATP siguroi kështu fitoren e tretë në katër përballjet ndërmjet tyre, madje kurioz është fakti që talenti gjerman pati vetëm një mundësi për break gjatë gjithë takimit, ndërsa Kyrgios në krahun tjetër humbi vetëm pesë pikë gjithsej në shërbimin e parë.

Tenisti australian kërkon titullin e parë sezonal dhe shanset janë vërtet shumë të mira, duke pasur parasysh që bilanci i përgjithshëm në përballjet ndërmjet tyre është i barabartë 2-2, përgati Koha. (b.an)

Next Post
Ngrihet Task-Forca e monitorimit, si do të pengohet administrata në fushatë

Vjeshta e "nxehtë" e qeverisë, drejtoritë që shkrihen dhe ato që shpëtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In