Rafael Nadal ka mposhtur Dominic Thiemin për të fituar titullin e pestë “Madrid Open” dhe për të hyrë në top-katërshe të ranglistës botërore.
Spanjolli tani ka fituar tre tituj rresht, pas triumfit në Barcelona Open dhe Monte Carlo Masters, derisa rekordi i tij sivjet është 15-0.
Në vendin e katërt, Nadal zëvendëson Roger Federerin. (b.an)