• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Naço rekomandime Prokurorisë: Sa më shumë hetime!

by
22/05/2015 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i dërguar organit të Prokurorisë së Përgjithshme, në emër të qeverisë shqiptare,  një sërë rekomandimesh që lidhen me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e tij Naço tha se në vizionin e qeverisë, qëndron i palëkundur vullneti, për të garantuar rritjen e efiçencës hetimore, si dhe për të realizuar progres në drejtim të luftës kundër kriminalitetit.

Naço theksoi se lufta kundër korrupsionit, ndërkohë që ky fenomen është kthyer në sistem, kërkon vullnetin e trupës së prokurorëve nga njëra anë, por dhe një sistem solid dhe të qartë të mjeteve dhe rregullave në dispozicion.

“Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se maxhoranca aktuale realizoi ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, lidhur me kompetencën për hetimin dhe gjykimin e veprimeve korruptive, të cilat erdhën si një domosdoshmëri, jo vetëm për frenimin e ritmeve të frikshme të korrupsionit, por edhe për ta dekurajuar atë. Në këtë kuptim këto ndryshime u konceptuan, si një paketë, ku u përfshinë së bashku me amendimet në ligjin antimafia. Kjo paketë ligjore e përmirësuar solli rezultate efektive në disa raste, duke sjell në vëmendje disa rezultate që kanë ardhur nga puna e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkohë që sot përballë jush, gjej rastin të inkurajoj Prokurorinë, të ndërmarrë sa më shumë hetimeve proaktive, mungesa e të cilave është vërejtuar vazhdimisht në monitorimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Shprehje konkrete e vendosmërisë për ta luftuar korrupsionin në çdo nivel, janë edhe rastet e dy gjyqtarëve, një prokurori dhe së fundmi e një të zgjedhuri vendor, hetuar dhe gjykuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda”, u shpreh Naço

Duke iu referuar organit të prokurorisë dhe gjyqësorit, Naço vlerësoi me rëndësi faktin se në çdo hap të hedhur, është kërkuar shndërrimi i sistemit të drejtësisë me këta dy partner të fuqishëm, pa të cilët çdo iniciativë kundër korrupsionit, do të jetë e destinuar të dështojë,

Ai theksoi se është një lajm mjaft pozitiv shtimi i numrit të prokurorëve në rang vendi, me 6 prokurorë, gjë e cila nuk ishte marrë parasysh që prej vitit 2002, me gjithë kërkesat e përsëritura të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu Ministri Naço u shpreh se mbetet i vendosur që, të mbështesë me të gjitha mundësitë e shtetit shqiptar institucionin e Prokurorisë, për plotësimin e gjitha nevojave që ka ky institucion

“Sikurse të gjithë ju e dini, Qeveria Shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë, janë duke realizuar Reformën më të rëndësishme dhe më të gjerë në sistemin e Drejtësisë, ku padyshim pjesë e kësaj reforme do të jetë edhe institucioni i Prokurorisë apo i legjislacionit penal në tërësi. Jemi në një fazë të rëndësishme të diskutimit me gjithë aktorët e interesit dhe Prokuroria Shqiptare, si aktori kryesor në drejtësinë penale, siç edhe ka qenë, duhet të vazhdojë të jetë pjesë aktive, për të dhënë opinionet dhe sugjerimet e saj, mbi ndërhyrjet e mundshme dhe të nevojshme qoftë në Kodin Penal apo atë të Procedurës Penale, por duke dhënë mendimet e saj për gjithë sistemin e drejtësisë në tërësi. Qeveria ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e hapur të dëgjojë dhe shqyrtojë me shumë seriozitet opinionet e Prokuroisë dhe për këtë mirëpresim çdo kontribut intelektual të vlefshëm, që vjen nga trupa e prokurorëve, për realizimin e kësaj reforme”, tha  Naço

Next Post

Zgjidhen 5 antarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm të Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In