• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nacionalizmi si antishqiptarizëm

by Java News
04/09/2025 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonidha Mërtiri

Në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fillimgushtin e sapo ikur, salla ku zhvillohej ndeshja në Kumanovë, papritur u pushtua nga thirrje naziste. Të rinj maqedonas, në kor korbash, kërkonin shfarosjen e shqiptarëve. Po ç’hynin shqiptarët  në këtë ndeshje të skuadrës maqedone me atë rumune? Dhe kjo nuk është rastësi. Sepse gjuha e urrejtjes ndaj bashkështetasve, fqnjëve të tyre rri ndezur përballë, por dhe ndën hirin e deklaratave të qeveritarëve dhe politikanëve maqedonas, duke kultivuar më tej pasionet e njohura nacionaliste.

Nacionalizmi si antishqiptarizëm, është transferuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e reja. Kështu ndodh në Serbi, kështu ndodh në Maqedoni. Ndryshe nuk shpjegohet përsëritja e të njëjtave brohoritje, thirrjeve nacionaliste në stadiumin e Kumanovës “dhoma e gazit për shqiptarët”, “mrtov shiptar, dobar shiptar(shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë)”… Copy-paste e këtyre thirrjeve-kudo, në kohë të ndryshme, edhe në stadiumin në mes të Shkupit në ndeshjen e futbollit kohë më parë midis skuadrës maqedonase “Vardari” dhe asaj “Shkëndija” të shqiptarëve, në Kavadarc dhe kudo gjetkë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut.

Pra, në vend që të inkurajohen sadopak arritjet për një bashkëjetesë normale, bëhet e kundërta. Aq më keq kur partitë politike, liderë të tyre, në forma të ndryshme i nxisin drejtpërdrejt ato. Të mos shkojmë më tej. Në ndeshjen që përmendëm në fillim të shkrimit, shikues dhe dëgjues i zellshëm pranë atyre të rinjve dhe korit antishqiptar ishte dhe kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i brendshëm dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Asnjë fjalë, asnjë reagim nga ata. Çfarë emri t’i vendosësh memecërisë së tyre? Retorikat e kryeministrit se, çka ngjau në Kumanovë “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vijnë”, mbeten fjalë në erë. Sepse, vështirë t’i ndahen rrugës së antishqiptarizmit.

Pak më shumë se një vit më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri i sotëm që drejtonte partinë VMRO-DPMNE pas Nikola Gruevskit, tundëte dhe shkundëte kartën antishqiptare.  Vet ardhja e tij në krye të ekzekutivit pati për suport këtë kartë në rritjen e numrit të votave të maqedonëve, duke i dhënë fitore bindëse krahut nacionalist VMRO-DPMNE, deri atëherë në opozitë. Për fat të keq, investues deri diku në këtë fitore u bënë dhe shqiptarët, mbetur në rrugën e prapshtë të përçarjes, në vend të fuqizimit të përbashkët. Madje, këtij investimi i shërbeu dhe ndonjë lider i njohur i Kosovës, duke synuar defaktorizimin e shqiptarëve përballë potencialit të njohur të tyre në këtë republikë. Ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE me në krye Mickoskin, vështirë t’i fashitë qëndrimet antishqiptare të tyre. Qeveria aktuale ka mbi pesëmbëdhjetë muaj në pushtet, pa folur për njëzet e katër vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por dhe si themel mbi të cilin ndërtohet shteti dhe ku plotësimit të të drejtave të shqiptarëve u hapej një dritë e re. Pavarësisht atyre arritjeve që njihen, jo gjithçka është realizuar. Mokra e paragjykimeve nuk është ndalur.

Ajo frenon ndryshimet e duhura në Kushtetutën e vendit, shqiptarët, kur është fjala për disa vende elitare në institucione të ndryshme, mbahen larg tyre, si në polici, në shërbimin informativ, në akademinë e shkencave etj. Çuditërisht, gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdohet t’i vihen ngarkesa të shumta negative. Ende me vlerësime të tilla “qytetarë të dorës së parë dhe të dytë”, kur në qeverinë e sotme bën pjesë dhe koalicioni i shqiptarëve “Vlen”?

Me urrejtjen ndaj shqiptarëve Maqedonia e Veriut do të identifikohet si komb europian? Shqiptarët, së toku me maqedonët e kanë treguar dhe e tregojnë se vetëm të bashkuar forcojnë shtetin e përbashkët dhe jo mbi kalbësirat e paragjykimeve që shfaqen jo rrallë dhe kërkojnë të dobësojnë vendin. Në rastin konkret, qeveria e Mickoskit, sikurse dhe të mëparshmet, janë të të gjithë qytetarëve: të maqedonëve, shqiptarëve, dhe  pakicave të tjera që jetojnë në këtë vend. Pa barazi të tyre, shteti nuk mund të funksionojë.

Next Post
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

"Projekti për Sazanin u vendos kur Trump mund të shkonte në burg", Rama: Ishulli nuk shitet! Është pasuri e popullit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In