“Populli në Turqi dëshiron dënimin me vdekje. Nëse partia e presidentit Erdogan është gati, ne jemi gjithmonë gati”.
Ka qenë kjo deklarata e liderit të partisë nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, në një fjalim përpara grupit të tij parlamentar.
Pas dështimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut, kthimi i dënimit kapital është përmendur nga Erdogan, i cili është shprehur i gatshëm të japë dritën jeshile në rast aprovimi në Parlament.
Me votat e nacionalistëve të MHP, AKP-ja e presidentit do të kishte një mazhorancë të mjaftueshme për një amendament kushtetuese që të rikthejë në fuqi dënimin kapital, që normalisht më pas duhet të votohet në një referendum popullor.
Dënimi me vdekje u anulua në Turqi në vitin 2004, si pjesë e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian./tch/a.k