• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na shtynte pasioni”/ Rrëfimi i artistes Margarita Xhepa: Kemi punuar pa para, me orë të tëra pa ngrënë e pa fjetur

by
26/09/2021 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasioni, dashuria për profesionin dhe puna e palodhur ishin ato që shtynë përpara artisten e madhe Margarita Xhepën që të arrinte majën e karrierës, pavarësisht vlerësimit të ulët monetar.

Teksa rrëfen për ‘Report Tv’ jetën e saj artistike, poezia ruhet si kujtim për daljen e parë të  Margarita Xhepës në skenë. Që në fëmijëri, Xhepa kujton se poezia e shkrimtarit të madh Naim Frashëri, ishte indicia e rrugëtimit të saj kinematografik…

“Poezia më ka ngjitur në skenë për herë të parë…më ka bërë përshtypje vargu i  Naim Frashërit, “Shqipëri o nëna ime”, isha fare e vogël në bankat e shkollës, kur nis ata interpretoj, dhe që nga ajo kohë,  e kam dashur dhe do e dua gjithmonë poezinë….poezia është forca e fjalës. Mendoj se sot, marrëdhëniet njerëzore janë tronditur paksa,  dhe në çdo poezi gjej plot ngjarje”, thotë aktorja.

Pa para, net pa ngrëne e pa gjumë, kështu e kujton Xhepa vështirësinë e suksesit…

“Ka vështirësi ç’është e vërteta, unë e krahasoj me jetën tonë, kur shoh disa filma them shyqyr që i kam bërë, nuk kemi fituar gjë por ishte pasioni i  madh për punën. Ne kemi punuar pa para, sot janë të prirur më tepër të dhënë mbas fitimit. Është dashuri për profesionin. Janë xhiruar filma që punohej më orë të tëra pa u ankuar, shumë sakrificia, kemi fjet edhe pa ngrënë, nëpër dëborë, me filmin e fundit kemi qëndruar 8-9 orë në dëborë, të gjithë gra”, rrëfen ajo.

E teksa sot arti nuk ka më ‘fuqinë e dikurshme’, Xhepa bashkëpunimin me plejadën e vjetër të aktorëve e quan ‘koha e të mëdhenjve’.

“Po të them 3 emra do të gaboj, por edhe 13 emra po të të them, prapë do të gaboj, ishte koha e të mëdhenjve…ishin aktorë të zgjedhur, që vinin me pasion të madh dhe në emër të artit. Ajo kohë nuk e di nëse do të ekzistoj më, ndihmonin njërit-tjetrin, bashkëpunim i ngushtë. Më mungojnë tani, kam nostalgji të madhe për atë kohë, për ato aktorë që mbeten të pa vdekshëm në memorien e aktorit”, shprehet e madhja Margarita Xhepa.

I vetmi peng  i artistes, ishte roli nga antikiteti…

“Kisha peng të luaja mbretëreshën  e trojanit, te Euripidi, por një regjisor grek ma besoi dhe ishte rol i pjekurisë time artistike dhe fituam disa çmime, ai peng mu realizua”

Xhepa ka një mesazh për të rinjtë sot: “Të rinjtë duhet të kenë dashuri përgjegjësi, të mos mendojnë direkt anën materiale, por mbi të gjitha të provojnë të bëjnë diçka cilësore dhe gjithçka vjen vetë, i ftoj ta duan artin, të mos kënaqen më pak.”

/b.h

Next Post
Situata në veri të Kosovës, dy avionë nga Serbia fluturojnë në afërsi të kufirit

Situata në veri të Kosovës, dy avionë nga Serbia fluturojnë në afërsi të kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In