Nazmija këtë diel, 8 mars, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ajo ndodhet përballë dy djemve të saj, Harbenit dhe Reshitit, të cilët e akuzojnë se i ka dhënë të gjithë pronat dhe pasuritë djalit të katërt, Bari Alla.
Nënë e tetë fëmijëve dhe e kryqëzuar nga dy djemtë e saj, Nazmija tregon se është mashtruar nga djali i saj i katërt, Bari. Ajo tregon se fillimisht ai e mori atë dhe bashkëshortin e saj nga shtëpia për t’u bërë një shtëitje dhe më pas i ka çuar në një zyrë noteriale, ku u ka thënë të firmosin pasi “është në të mirën e të gjithve”. Nazmija shton se nuk ishte në dijeni të asnjë gjëje dhe ky sipas saj është një mashtrim.
Nazmija: Në vitin 2022 më ka marrë djali i katërt, Bari Alla. Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë “ku jeni”, në shtëpi i thashë. “Jeni mbyllur në shtëpi, dilni mor një herë, do iu marr që të bëni një shëtitje”, tha. Erdhi në shtëpi, na mori, pa na thënë se ku do shkojmë, pa qenë ne të përgatitur. Po të më kishte thënë mua, më duhen firmat, do isha përgatitur në shtëpi unë, do kisha marr edhe syzet që të lexoja fletushkat. Na çoi te “Liqeni i Paskuqanit” bëmë një shëtitje, pastaj në Bathore, pastaj na çoi në Kamëz, unë nuk dija gjë fare. Ndaloi makinën dhe na tha dilni”, ishim të dy me bashkëshortin. “Ku po na çon”, i thashë, “dy firma duhet”, tha . Për çfarë janë këto firma i thashë, “janë për të mirën e të gjithëve”, më tha mua jashtë noteres dhe t’i nxjerrim certifikatën 800 metërshit. E hëngrëm! Firmosëm! Noteria nuk na i lexoi fare, ne nuk kemi parë shkronjat fare, se nuk kishim syzet. Ky është një mashtrim i gjallë.
Reshiti: Mashtrim thoi atij, jo ne. Ne duam pjesën tonë!
Harbeni: Ke firmosur me dashje. Për moshën e tyre duhet të ketë një shoqërues, ata e kanë hedhur me dashje firmën.










