• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Na mungonte një “kaubojs” me kapele

by
28/10/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një turmë plot fansa që rrihnin duart, me flamur kombëtar dhe me prani të dendur mediash – kjo ka qenë pritja që i është rezervuar deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë Eduard Ndocajt në aeroportin e Rinasit, teksa vinte nga Italia. Siç kishte premtuar, Ndocaj erdhi në Shqipëri për të marrë mandatin, pa u merakosur fare për salto-mortalet e listës së kandidatëve të majtë në qarkun e Lezhës, që futën në siklet maxhorancën e KQZ-në.

Siç ishte e pritshme, hyrja triumfaliste e Eduard Ndocajt në politikën shqiptare e provokoi keqas publikun e ngeshëm që komenton gjithçka në emër të demokracisë popullore të Facebook-ut dhe rrjeteve të tjera sociale. Shumica dërrmuese e komenteve theksonin karakterin thuajse qesharak që ka marrë tashmë politika shqiptare, ku figura të panjohura, njerëz anonimë, por me llogari të fryrë bankare, me kredenciale mëse të dyshimta dhe me më shumë se një emër në kartat e identitetit, që deri dje shaheshin ose duheshin mes tyre, sipas rastit, sot bëjnë pikërisht të kundërtën. Zoti Ndocaj hyri sot i shpenguar dhe plot hare në këtë “vathë politike”, me vetësigurinë e njeriut që ndjehet mirë mes llojit të vet.

Ish aleat i Ramës, pastaj armik i tij, ai e sheh sot veten në grupin e zhurmshëm të shumicës, ku siç e do tradita socialiste shumëvjeçare, njëra dorë gjuan tjetrën, njëri rresht karrigesh intrigon kundër rreshtit tjetër, e njëra zyrë s’le gjë pa thënë për zyrën përballë. Në këtë kakofoni rrymash, fytyrash, pasurish të pastra e të papastra, sharjesh, lëvdatash hipokrite e thikash pas shpine, kapelja e kaubojsit e Eduard Ndocajt nuk është aspak ngjarja më hokatare dhe as më skandaloze. Tashmë skena politike ka parë shumë, që të habitet nga imazhi i rrumbullakët dhe me kapele i zotit Ndocaj.

Politika shqiptare ka qenë e mbipopulluar në dy dekadat e fundit nga rraca e kaubojsave. E thënë ndryshe, nga zyrtarë, shtetarë, ministra, deputetë e drejtorë gjithfarësh, të cilët shpërfillnin ligjin dhe rregullat, shkelnin me këmbë vijat e bardha dhe i hynin semaforave të qeverisjes me dritë të kuqe. Askush prej tyre nuk vishnin bluxhinse, nuk mbanin kapele kaubojsash dhe nuk dinin të kalëronin si heronjtë e filmave të Serxhio Leones. Megjithatë ishin “kaubojsë” të vërtetë për mënyrën sesi e drejtuan këtë shtet.

Sot na erdhi nga Italia një deputet “kaubojs”, por ama me kapele. Mos ndoshta ky që e mban hapur kapelen dhe vetëquhet kaubojs, do të jetë në fakt më pak kaubojs se të tjerët?! Të shohim. Për momentin ajo që mund të themi është se jemi brenda groteskut politik të shkallës më të lartë. Mos na u ktheftë edhe ky episod i fundit gradualisht në një rast humoristik, ose edhe dramatik, sipas rrethanave. Siç ka ndodhur me shumë nga ata kaubojsë që kanë hyrë në politikën shqiptare vitet e fundit dhe që kanë dalë prej saj me tam-tame dhe tallava. Tamam si skenat që pamë sot në fotot që vinin nga holli i madh i Aeroportit të Rinasit.

Next Post

Personi që nuk e ka braktisur kurrë Rita Orën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In