• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na merr ujin dhe na prish të ardhmen

by Bajram Peçi
25/07/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Janë banorët e luginës së Shushicës ata që shprehen kështu! Nga Kuçi, Horë-Vranishti e deri tej, në Brataj, me devijimin e lumit do të ishte mbarimi i jetës në këtë luginë të bukur, ku vetë Zoti qiellor ka vënë dorë. Një tjetër i vetëvlerësuar zot, tashmë tokësor, ai i pushtetmbajtësit, nën ndikimin e avujve dehës prej lartësisë nga ku njerzit të duken të vegjël, të merr mëndjen dhe vendos që “ky ujë që derdhet kot” të shkojë në Himarë, ku po lulëzon turizmi me të ardhura që do ua zbukurojë jetën shqiptarëve!?

Devijimi i rrjedhës, që duket qartazi se është në shkelje të çdo ligji, rregulli e morali dhe dërgimi i ujit me tubacione për në Himarë, është pak t’i thuash fatkeqësi, është fundi i bujqësisë, fundi i blegtorisë për dhjetra fshatra.

Protestave të banorëve, që kundërshtojnë një vendim tmerrësisht të gabuar, që shohin se arbitrariteti i pushtetit i nëpërkëmb, qeverija u është përgjigjur me heshtje dhe shurdhëri dhe vetëm në një rast, atje ku kryeministri ndante certifikata pronësie, ju gjegj një gruaje fare shkurt: nuk është kështu!
Kjo zonja e nderuar kuçjote i kish kërkuar që mos t’ua merrte ujin e lumit, por kryeministrit me sa duket na i kishin thënë se “…do marrim pak ujë e të shumtin do ja lëmë banorëve”. Që kjo është një gënjeshtër e shëmtuar, do j’ua ilustroj me një foto për të cilën vajta enkas në Kuç më datë 17 korrik.

Ja, shihni se ç’bëhet? Firma e ndërtimit të linjës së ujësjellësit Kuç-Himarë ka gërmuar e po stis një shtrat, që fillon nja 50 metra poshtë burimit të lëpushësh, ngjitet lart, duke gërmuar horizontalisht shtratin, deri në burim. Lartësia mbi 20 metra i krijon inxhinierisë së ndërtimit kushtet e përsosura për ndërtimin e shtratit të veprës së marrjes nga burimi, duke mos lënë as një pikë të rrjedhë më tej.

Kryeministri dhe ministret e qeverisë së tij, znj. Balluku e znj. Kumbaro, të cilave u jemi drejtuar me shkrim për të na informuar sipas ligjit se në çfarë rrethanash e kanë dhënë lejen, as e kanë idenë se nga ky burim që futet drejtë-përsëdrejti në tubot 500-she, merr ujë fshati Kuç-Qëndër e fshati Kuç-Buronja? Prej burimit, në lagjen Lugje e më përtej, deri tek ura e Laskos, disa kilometra, deri sa në shtratin e thatë, futet ndonjë burim tjetër i vogël, gjithçka thahet, pa përmendur pasojat e tjera në vijim të rrjedhës, tej fshatit Kallarat.

Ja, shiheni dhe një herë foton, i nderuar lexues, për të zbuluar gënjeshtrën e se në çfarë marrëzie përfundojnë vendimet e pamatura!? Në intervistën që i ka marrë agjencia franceze AFP dhe ribotimi i saj në të përditëshmen italiane, “La Republika”, ministrja e Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, hedh poshtë pretendimet e banorëve, ju kundërvihet protestave të banorëve, duke thënë se projekti nuk e cënonte një zonë të mbrojtur. Kjo zonjë, as e di ku bie ky lumë dhe as i ka rënë rasti të shkojë të shohë punimet te burimi kryesor i Shushicës, flet qorrazi, jashtë llogjike, derisa vetë ajo ka firmosur se në një park kombëtar është i ndaluar devijimi i ujërave të lumenjve. Kur ka firmosur një projekt që devijon ujrat e lumit Shushicë, ajo nuk ka kërkuar nga instancat vartëse studimin se si firma e zonjës ministre do të ndikonte jo vetëm në biodiversitetin dhe ekosistemin, por edhe në ekonominë lokale, e cila varet totalisht nga ujët e këtij lumi!

Ndodhur në këto rrethana, banorët u janë drejtuar edhe ndërkombëtarëve, Fondit Shqiptar të zhvillimit që ushqehet prej tyre, mediave në Europë, madje dhe Shoqatës Patagonia, z.Ryan Gellert, ata që ishin të pranishëm kur u shpall Vjosa Park Kombëtar, që na thane se Vjosa është unike, se Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Ballkan dhe në Europë, etj. Planet për të devijuar ujin e një komuniteti prej dhjetra fshatrash në zonat në zhvillim, nuk është se kërcënojnë vetëm mbijetesën e tyre ekonomike. Atyre u shkatërron gjithçka, uji është jeta e tyre. Ajo që u mbetet është braktisja, emigrimi diku tjetër.

Në këtë betejë të banorëve për mbijetesë, kanë gjetur mbështetje prej mediave ndërkombëtare, madje pranë protestës së tyre u bashkua para dy javësh edhe një grup banorësh boshnjakë të cilët për një vit rresht mbrojtën lumin e tyre nga grabitja e bizneseve që ndërtonin HEC-e nëpër përrenj fshatrash.
Vetëm qeveria shqiptare hesht!

Punimet për shtrirjen e 17 km. të linjës së ujësjellsit nga Kuçi në Himarë vazhdojnë me ritme të larta, pa përfillur të ngartët banorë të poshtëruar nga dhuna vepruease e arroganca.
Banorët vendas u bëjnë thirrje autoriteteve të heqin dorë nga plani, të ndërpresin punimet ose ndryshe, do intensifikojnë veprimet, brënda kuadrit demokratik dhe të drejtës për të mbrojtur jetët e familjeve te tyre, tashmë të kërcënuara.

Next Post
Nuk janë gënjeshtarë, janë thjeshtë burokratë!

Nuk janë gënjeshtarë, janë thjeshtë burokratë!

Comments 1

  1. Saliko Zeqiraj says:
    2 years ago

    O Barjam ( Bajram), pa u bërë rruga (nga Edi Rama) bitha jote, e kishte harruar se ku binte Kuçi ( bitha jote ka lindur e rritur në Tiranë).
    Nashti që u proftas rruga, bitha jote, vete e na nxiros këto lloji mysybetesh.
    Nuku të vjen noji çikëzë turp nga vetja o i turpëruar ?
    Ke qënurë edhe kuadër në kohë të Partisë. Drejtor i madh në Postën Shqiptare në vakt të Enver Hoxhës. Atëherej, bitha jote, nuku vajti asnjëherë në Kuç.
    Nashti, na gudulis bëthën.
    Ik e pirdhu, e mo na çaj më torovilen, e mo bëj si i zgjuar, se dukesh më gomar se je.
    Sikter pordhacët si ti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In