Vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur jetën me Eda Lundran. Ai ka zhvilluar një ceremoni luksoze në brigjet e Dhërmiut, pamjet e së cilës i kanë publikuar disa portale.
Por mesa duket, në dasmën e vëllait të Bashës (ku Basha ishte prezent padyshim), nuk ka shkuar gjithçka “vaj”. Kjo sepse policia ka njoftuar se një kamarier 39 vjeçar me emrin Argentin Hodajn, banues në Vlorë i ka marrë një personi në një dasëm plot 1000 euro.
Por a ndodhi kjo ngjarje në dasmën e vëllait të Bashës?
Burime për Lexo.al mësojnë vjedhja ka ndodhur pikërisht në dasmën e vëllait të Bashës dhe “viktimë” e grabitësit ka qenë vetë dhëndri, vëllai i Bashës. Në çastet e arrestimit kamarieri ka pranuar faktin se ka vjedhur 1000 euro nga xhepi i xhaketës së (dhëndrit) vëllait të Lulzim Bashës dhe i ka thënë: “Na kanë vjedhur gjithë këto vjet, lekët e mia kam marrë”.
Imagjinoni sa ka qenë fatura e dasmës në kohën kur vetëm në xhepin e xhaketës së vëllait të Bashës janë vjedhur mbi 1 milionë lekë. /Lexo.al